AUTORIZIMET DHE DETYRAT E KRYETARIT TË KUVENDIT
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjidhet nga radhët e deputetëve me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Mandati i Kryetarit zgjat katër vjet.
Kryetari i Kuvendit e përfaqëson Kuvendin, i cakton seancat e Kuvendit dhe kryeson me to, kujdeset për zbatimin e Rregullores së Kuvendit, i nënshkruan dekretet për shpalljen e ligjeve dhe kryen punë të tjera të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe me Rregulloren e Kuvendit.
- kujdeset për zbatimin e Rregullores së punës dhe jep shpjegime rreth zbatimit të saj, për çka mund të kërkojë mendim nga Komisioni për çështjet e rregullores, të imunitetit dhe mandateve,
- cakton trup punues kompetent për shqyrtimin e çështjeve të caktuara të parashtruara në Kuvend (trup pune amë),
- e kontrollon rregullsinë e propozimit për ngritjen e nismës qytetare për miratim të ligjit, shpalljen e referendumit në nivel shtetëror dhe për dhënien e propozimit për fillimin ndaj ndryshimit të Kushtetutës,
- kujdeset për harmonizimin e aktiviteteve të Kuvendit me Presidentin e Republikës dhe Qeverinë,
- bashkëpunon me koordinatorët e grupeve parlamentare,
- në emër të Kuvendit realizon bashkëpunim ndërkombëtar me përfaqësuesit parlamentar, diplomatikë-konsullorë dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe me personalitete të huaja të shquara,
- e ndjek punën e Shërbimit të Kuvendit, kujdeset për përparimin e punës së tij dhe për krijimin e kushteve për punë efikase dhe bashkëkohore,
- ia beson kryerjen e disa punëve Sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit,
- formon grupe pune për shqyrtimin e çështjeve të caktuara në kompetencë të Kuvendit,
- nxjerr akte të përcaktuara me këtë rregullore dhe
- bën punë të tjera të përcaktuara me Kushtetutë, me ligj dhe me këtë rregullore.
Kryetar i Kuvendit i Republikës së Maqedonisë është Afrim Gashi.
Kryetarë të mëparshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.