E mërkurë, 8 stator 2021
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi për 8 Shtatorin – Ditën e pavarësisë
Të nderuar qytetarë,
Sonte, shënojmë një jubile jashtëzakonisht të rëndësishëm, plot tridhjetë vite nga nata historike kur me shpalljen e rezultateve të referendumit më 8 shtator të vitit 1991, referendumit në të cilin qytetarët votuan për shtet të lirë, të pavarur dhe sovran, ndërsa kolegët tanë të legjislaturës së atëhershme e vunë në letër dhe në jetë atë vendim me të cilin u konfirmua vazhdimësia e Ilindenit dhe KAÇKJ-së dhe u konfirmua dëshira për shtet të pavarur, sovran, subjekt i pranuar ndërkombëtar dhe anëtar i barabartë i bashkësisë së kombeve, nga ky vend, para dhomës ligjvënëse, kur Presidenti Gligorov u drejtua para qytetarëve të tubuar duke drejtuar urime për vendimin e guximshëm dhe të vendosur...