AFRIM GASHI
Kombësia: Shqiptar, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Data e lindjes: 09.11.1977
ARSIMI DHE TRAJNIMET
2009 -2021
Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike – Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup, studimet postdiplomike në fushën e shkencave politike dhe të drejtave të njeriut.
2004-2007
Universiteti Shtetëror i Tetovës - jurist
PËRVOJA E PUNËS: Deputet në dy mandate
2020-2024
• Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me
Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetar
Aktivitetet në Kuvend: 2016-2020
• Këshilli Nacional për Eurointegrime, anëtar
• Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, anëtar
• Komisioni për Politikë të Jashtme, anëtar
• Komisioni për Çështje Kushtetuese, zëvendësanëtar
• Komisioni Juridik Ligjvënës, zëvendësanëtar
• Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, zëvendësanëtar
• Komisioni për Çështje Evropiane, zëvendësanëtar
• Komisioni për Vetëqeverisje Lokale, zëvendësanëtar
• Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Unionin Interparlamentar (UIP), anëtar
• Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), zëvendësanëtar
• Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (AP NATO), zëvendësanëtar
• Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kosovës, kryetar
• Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e SHBA-së, anëtar
• Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Konfederatës Zvicerane, anëtar
• Grupi Parlamentar Ndërpartiak për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (GPNP), zëvendëskryesues
Shkurt 2018 – Maj 2024
Kryetar i partisë politike Alternativa
Nëntor 2014 – Shkurt 2018
Themelues dhe Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA
Prill 2011 – Nëntor 2014
"Shenja" - revistë politike mujore në fushën e politikës, ekonomisë dhe kulturës rajonale në gjuhën shqipe. Botohet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (kryeredaktor)
2009-2014
CDD - Qendra për Demokraci dhe Zhvillim - organizatë joqeveritare (kryetar)
2010-2011
"Koha e re" - gazetë e përditshme (kolumnist)
2008 - 2017
"Logos-A" - shtëpi botuese (redaktor)
2009
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve / Komisioni Komunal i Zgjedhjeve i Komunës së Studeniçanit (zëvendëssekretar)
2007-2008
"Visioni - M" - Qendra për debate publike interaktive (moderator)
2003-2004
"J.K.Xhinot" - Shkolla Fillore (mësimdhënës)
2001-2002
UNICEF - Projekti "Shpëtoni fëmijërinë" për socializimin e fëmijëve të Haraçinës pas konfliktit ushtarak (mbikëqyrës i grupit)
2001
UNHCR - anketimi i refugjatëve nga Kosova (udhëheqës i anketës)
1999
PREC - Projekti për Parandalimin e Konflikteve Etnike, Organizata Joqeveritare -
socializimi i fëmijëve nga lufta në Kosovë në vitin 1999 (mbikëqyrës i grupit)
1996-1997
TV ERA - Televizioni lokal në Shkup (moderator i emisionit)
1995-1996
Radio FERA - Radio stacioni lokal në Shkup (moderator i emisionit)
GJUHËT
Shqip – gjuha amtare
Gjuhët e tjera: maqedonisht, anglisht, boshnjakisht (serbisht, kroatisht)