Aktivitetet

E premte, 10 janar 2020

MBLEDHJA E PESËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 53-të të mbajtur më 8 janar 2020, si trup pune amë, shqyrtoi: 

  • Programin vjetor për punën e Agjencisë së postave për vitin 2020; 
  • Programi vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë së aviacionit civil për vitin 2020; 
  • Planin financiar vjetor të Agjencisë së aviacionit civil për vitin 2020.

Në mbledhjen e Komisionit ishin të pranishëm:  drejtoresha e Agjencisë së Postave, Biljana Avramoska-Gjoreska dhe drejtori i Agjencisë së aviacionit civil, Tomisllav Tuntev të cilat dhanë arsyetime për Propozim-programet vjetore. 

Ndërsa në diskutimin për pikat morën pjesë deputetët:  Bllagoja Despotoski, Rexhail Ismaili, Liljana Zaturoska dhe Dime Vellkovski.  

Në fund të diskutimit, Komisioni, i propozoi Kuvendit të miratojë Vendim për dhënie pëlqim ose miratim të Programeve vjetore të lartpërmendura për vitin 2020. 

Click