Aktivitetet

E martë, 4 gusht 2020

Në Seancën Konstitutive Kuvendi i verifikoi mandatet e deputetëve të përbërjes së dhjetë parlamentare

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u mbajt Seanca e Parë Konstitutive e përbërjes së dhjetë parlamentare, me të cilën kryesonte Kryetari i përbërjes paraprake parlamentare, z. Talat Xhaferi.

Deputetëve që u zgjodhën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik të vitit 2020, sot ju verifikua mandati i deputetit.

Paraprakisht mbajti mbledhje Komisioni i Verifikimit të Mandateve të Deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin kryesonte deputetja Jagoda Shahpaska.

Komisioni njëzëri e miratoi Raportin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për zgjedhjen e 120 deputetëve.

Mandej Raporti i Komisionit të Verifikimit të Mandateve të Deputetëve u miratua njëzëri nga të gjithë deputetët e pranishëm në Seancën Konstitutive.

Në seancë ishin të pranishëm Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski, përfaqësues të institucioneve më të larta shtetërore, si edhe përfaqësues të korit diplomatik në vend.

Seanca e Parë Konstitutive zhvillohej sipas protokolleve të veçantë paraprakisht të përcaktuar nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse.

Për këto arsye, seanca e parë plenare u mbajt në "Sallën e Madhe", e jo në Sallën "Maqedonia", ku mbahen seancat plenare. 

 

 Inserte

» FLICKR

Click