Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 16 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.S. Natalija Zadorozhnjuk 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadoren e Ukrainës, Sh.S. Natalija Zadorozhnjuk.

Kryetari Xhaferi, shprehu kënaqësi që marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës karakterizohen me miqësi, besim, mungesë të çështjeve të hapura, si edhe me bashkëpunim në një numër të madh të fushave me interes të ndërsjellë. Ai informoi për aktivitetet që e presin Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me legjislacionin dhe formimin e delegacioneve dhe grupeve parlamentare të bashkëpunimit.

Ambasadorja Zadorozhnjuk drejtoi urime për zgjedhjet parlamentare të realizuara me sukses dhe rizgjedhjen e Xhaferit për Kryetar të Kuvendit. Ajo nënvizoi se në Ukrainë çmohet lartë ajo që Maqedonia e Veriut e mbështet karakterin unitar, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, si edhe bashkëpunimi i mirë i ndërsjellë në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe asambleve ndërparlamentare.

Bashkëbiseduesit u zotuan për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, duke nënvizuar se ndërmjet dy vendeve është ndërtuar një kornizë e pasur normative - juridike. Qëllimet dhe prioritetet e përbashkëta për integrimin evropian dhe euroatlantik, sipas Xhaferit dhe Zadorozhnjuk, janë një bazë e shkëlqyer për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral.

Në takim u theksua bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Vërhovna Radës së Ukrainës, sidomos në nivel të grupeve të bashkëpunimit. Njëkohësisht, u shpreh shpresë se së shpejti do të realizohen edhe vizitat në nivel të kryetarëve të parlamenteve, sapo të krijohen kushte të volitshme për këtë.

Në takim, ambasadorja Zadorozhnjuk ia dorëzoi Kryetarit Xhaferi urimet e Kryetarit të Vërhovna Radës së Ukrainës Dmitro Razumkov, për zgjedhjen e sërishme për Kryetar të Kuvendit, si edhe me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë. 

Click