Aktivitetet

E premte, 24 shtator 2021

Forumi Maqedono-Gjerman: Panel-diskutimi "30 vjet pavarësi - Roli i Kuvendit në demokraci"

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, Arta Bilalli-Zendeli, në kuadër të Forumit Maqedono-Gjerman, mori pjesë në Panel-diskutim me temë "30 vjet pavarësi - Roli i Kuvendit në demokraci", të mbajtur sot në Shkup, të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Instituti për Hulumtime Shoqërore - MK91.

Forumi u hap nga prof. dr. Norbert Lamert, kryetar i Fondacionit Konrad Adenauer dhe ish-kryetar i Bundestagut Gjerman, i cili foli përmes video-konferencës dhe Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në Panel-diskutimin të kushtuar "30 vjet pavarësisë - Roli i Kuvendit në demokraci" me fjalime morën pjesë deputetët e Kuvendit, Arta Bilalli-Zendeli, zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje Evropiane; Aleksandar Nikolloski, kryetar i Këshillit Nacional për Eurointegrime; Darko Kaevski, anëtar i Këshillit Nacional për Eurointegrime; Monika Zajkova, anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Jovan Andonovski si moderator i Panel-diskutimit.

Përveç deputetëve të Kuvendit, në Panel-diskutim mori pjesë edhe Marion Valsmani, deputete e Parlamentit Evropian dhe nënkryetare e Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut.

Pra, në Panel-diskutim u debatua dhe u shkëmbyen qëndrimet në lidhje me rolin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, Arta Bilalli-Zendeli, në fjalën e saj i ndau mendimet dhe qëndrimet në lidhje me rolin e Kuvendit në procesin e demokracisë. Në diskutimin e saj, theksoi se sot Republika e Maqedonisë së Veriut është e qëndrueshme dhe me demokraci multietnike funksionale.

Në kuadër të Forumit të Pestë Maqedono-Gjerman, u promovua analiza "30 vjet pavarësi".

Click