KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 27 qershor 2013

 

APKE DO TË DEBATOJË PËR MAQEDONINË

 

Kuvendi parlamentar i Kuvendit të Evropës (APKE), në kuadër të ditës së sotme në seancën plenare në Strasburg, do të debatohet për Raportin e dialogut pasmonitorues me Maqedoninë, të përpiluar nga deputeti britanik, z. Robert Volter. 

 

Në Raportin, i cili u miratua nga ana e Komisionit Monitorues të APKE-së para rreth një muajsh, janë përfshirë reformat në rrugën eurointegruese të vendit tonë, funksionimi i Kuvendit, Marrëveshja Kornizë e Ohrit, zgjedhjet, ngjarjet nga 24 dhjetor 2012, etj.

 

APKE-ja ka qëndrim të qartë se ardhmëria e Republikës së Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe shpreh keqardhje që kontesti për emrin vazhdon ta prolongojë hapjen e negociatave për anëtarësim edhe krahas rekomandimeve të vazhdueshme nga ana e Komisionit Evropian.

 

a

Na ndiqni në:

Click