E mërkurë, 19 gusht 2020

PJESA E PARË E KONFERENCËS SË PESTË BOTËRORE E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE 

Pjesa e parë e Konferencës së pestë botërore e kryetarëve të parlamenteve mbahet më 19 dhe 20 gusht 2020, në format virtual, në organizim të Unionit Interparlamentar (IPU) dhe në partneritet me Parlamentin e Austrisë dhe Kombeve të Bashkuara. Në Konferencën marrin pjesë mbi 250 kryetarë të parlamenteve, parlamentarë, ekspertë dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, si dhe dy përfaqësues të Shërbimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi kryesor i Konferencës, e cila mbahet me moton “Lidershipi parlamentar për një multilateralizëm më efektiv që siguron paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm për njerëzit dhe planetin", është mobilizimi i parlamentarëve nga e gjithë bota për ballafaqim me sfidat shëndetësore, klimatike dhe ekonomike me të cilat ballafaqohen planeti dhe banorët e tij. 

më shumë...

 

E diel, 2 gusht 2020, Meçkin Kamen, Krushevë

FJALIMI I NËNKRYETARIT MISOVSKI NË SHËNIMIN SOLEMN TË 2 GUSHTIT - DITËS SË REPUBLIKËS 

Më lejoni që në emër të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i nderuari Talat Xhaferi, i cili për shkak të arsyeve shëndetësore nuk është në mundësi të drejtohet këtu para jush dhe të cilit unë i uroj rikuperim sa më të shpejtë, në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarëve tanë brenda dhe jashtë kufijve të shtetit,  t'ju uroj Ditën e Republikës nga Meçkin Kamen-i i famshëm, i cili është një nga përmendoret e Republikës së Krushevës dhe dëshmi për një kryengritje heroike. 

më shumë...

 

E hënë, 10 shkurt 2020

GRUBI - VALLDMAN: SHPRESË E RE PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE KËTË VERË

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi, me anëtarët e Komisionit, z. Betiane Kitev, znj. Magdalena Milevska dhe znj. Teuta Bilalli, realizuan takim me delegacionin e Komisionit të Përhershëm për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit, z. Hajke Velldman, në shoqërim të anëtarit të Komisionit z. Anne Mullder dhe ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në vend, z. Dirk Jan Holl.

më shumë...

 

E premte, 4 shtator 2020

VENDOSJA E KUROREVE ME LULE TË FRESKËTA

Me rastin e shënimit të 29-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacioni i Kuvendit, i përbërë nga deputetet Snezhana Kaleska-Vançeva dhe Velika Stojkova-Serafimovska, më 8 shtator 2020, në orën 08:00, do të vendosë kurora me lule të freskëta në vendpushimin e përjetshëm të ish-presidentëve Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski në varrezat e Butelit. Delegacioni, gjithashtu, do të marrë pjesë edhe në shënimin e 8 Shtatorit - Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vendin para Qeverisë, me fillim në orën 09:55.

më shumë...

 

E premte, 4 shtator 2020

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR “8 SHTATORI”

Më 8 shtator 2020 (e martë), në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në orën 11:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "8 Shtatori" do të dorëzojë një çmim për vepër jetësore dhe katër çmime për arritjet në fushën e sportit në vitin 2020, të cilat u jepen sportistëve, trajnerëve dhe punëtorëve të sportit.

më shumë...

 

E shtunë, 1 gusht 2020

VENDOSJA E LULEVE ME RASTIN E 2 GUSHTIT - DITA E REPUBLIKËS

Me rastin e 2 Gushtit - Ditës së Republikës, delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 2 gusht 2020 (e diel) do të vendosin kurora lulesh të freskëta:

më shumë...

 

E premte, 29 mars 2019

GRUBI – DUCINAS:  MERITOJMË DATË NË QERSHOR 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, u takua me Kostas Duzinas, profesor i drejtësisë dhe filozofisë dhe drejtor i Institutit Birkbek për humanizëm të Universitetit të Londrës.

më shumë...

 

E martë, 15 janar 2019 

TAKIMI I DEPUTETIT RUBIN ZEMON ME AMBASADORIN EGJIPTIAN 

Deputeti Rubin Zemon u takua me ambasadorin fuqiplotë të Egjiptit, SH.T. Moajad Fat'hallah El Dalie. Në takimin u bisedua për mundësitë për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve, veçanërisht ndërmjet parlamenteve të të dyja shteteve. 

më shumë...

 

E martë, 13 nëntor 2018

TAKIMI I KOORDINATORIT TOMISLLAV TUNTEV ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË FRANCËS, SH.T. KRISTIJAN TIMONIE 

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së dhe Koalicionit, Tomisllav Tuntev sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizoi takim me SH.T. ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë, SH.T.  Kristijan Timonie. 

më shumë...

 

E mërkurë, 17 korrik 2019

URSULLA FON DER LEJEN – KRYETARE E RE E KOMISIONIT EVROPIAN

Parlamenti evropian e zgjodhi demokristianen gjermane Ursulla fon der Lejen kryetare e re e Komisionit Evropian, e cila është grua e parë në këtë pozitë.

më shumë...

 

E hënë, 1 korrik 2019 

FINLANDA – KRYESUESE E RE ME KËSHILLIN E BE 

Nga sot Finlanda e merr kryesimin rrotullues gjashtëmujor me Këshillin e Bashkimit Evropian, me moton: “Evropë e qëndrueshme – ardhmëri e qëndrueshme”. 

më shumë...

 

E mërkurë, 14 nëntor 2018 

ÇMIMI "LUKS" PËR FILMIN "GRUAJA NË LUFTË" 

Drama-komedi "Gruaja në luftë "(Woman at War) e Benedikt Erlingsonit është fituese e çmimit "LUKS" për vitin 2018 në Parlamentin Evropian. 

më shumë...