Aktivitete të Institutit Parlamentar

SEMINAR EDUKATIV PËR STUDENTË

Me qëllim të rritjes së transparencës së pushtetit ligjvënës dhe përfshirjes dhe informimit të publikut për punën e Kuvendit, Instituti Parlamentar organizon seminare edukative njëditore për studentët e universiteteve të akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut me temën "Parlamenti (Kuvendi) si institucion themelor i të drejtës parlamentare".

më shumë...

„KAM QËNDRIM!“ - AKTIVITET I RI EDUKATIV I INSTITUTIT PARLAMENTAR 

Në shkurt të vitit 2019, Instituti Parlamentar filloi me realizimin e aktivitetit të ri edukativ për nxënësit e arsimit të mesëm, simulimin „Kam qëndrim!“.

Aktiviteti edukativ „Kam qëndrim!“ paraqet një simulim të procesit për shqyrtimin e Propozim-ligjit në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

më shumë...

E hënë, 24 shtator 2018

"PARLAMENTI I FËMIJËVE" NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 

Instituti parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për herë të parë organizoi "Parlament të fëmijëve" për 89 nxënës nga 15 shkolla nga 15 komuna në Republikën e Maqedonisë. 

më shumë...

E hënë, 30 prill 2018

PUNËSIMI NË INSTITUTIN PARLAMENTAR TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Instituti Parlamentar si njësi e veçantë organizative të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë plotëson kapacitetet e tij duke punësuar personel të kualifikuar në shtatë pozita të lira. 

më shumë...

E mërkurë, 11 prill 2018

JANË PËRGATITUR 300 ANALIZA DHE HULUMTIME PËR NEVOJAT E DEPUTETËVE

Instituti Parlamentar (IP) është shërbim i Kuvendit për hulumtime dhe analiza për mbështetje të deputetëve. Që nga mesi i vitit 2014 e deri më sot, Instituti Parlamentar dorëzoi  gjithsej 318 analiza me kërkesë të deputetëve dhe 65 hulumtime me vetiniciativë. Dokumentet janë në dispozicion të të gjithë deputetëve në Kuvend në letër dhe nëpërmjet softuerit të veçantë.

më shumë...

E mërkurë, 11 prill 2018

VLERËSIMI I PROGRAMEVE PËR EDUKIM DHE KOMUNIKIM ME PUBLIKUN NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË NË BASHKËPUNIM ME SHËRBIMIN E PARLAMENTIT TË KONFEDERATËS ZVICERANE

Instituti Parlamentar realizon programe për informim dhe edukim të nxënësve dhe studentëve, të organizatave civile dhe në përgjithësi për qytetarët. Këto programe janë në formë të seminareve, debateve dhe ditëve të hapura në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Vetëm në vitin 2017 më shumë se 660 nxënës dhe studentë dhe mbi 5000 qytetarë e vizituan Kuvendin.

më shumë...

28 mars 2018

PROFESIONALIZMI, ETIKA DHE INTEGRITETI - TRAJNIM I AVANCUAR PËR SHËRBIMIN E KUVENDIT

Në periudhën nga 26 deri më 28 mars 2018 në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar u mbajt trajnim i avancuar me temë: “Etika profesionale dhe integriteti, i dedikuar për shërbimin e Kuvendit.

më shumë...

20 mars 2018

SEMINAR NJËDITOR ME TEMË DEMOKRACIA DHE KUVENDI PËR NXËNËSIT E ARSIMIT TË MESËM

Më 20 mars, nxënësit e Forumit Rinor Arsimor morën pjesë në seminarin edukativ njëditor me temë “Demokracia dhe Kuvendi”.

më shumë...

19 mars 2018

SEMINAR NJËDITOR ME TEMË: PARLAMENTI (KUVENDI) SI INSTITUCION THEMELOR I TË DREJTËS PARLAMENTARE

Më 19 mars 2018 në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar u mbajt seminar njëditor në të cilin morën pjesë 28 studentë të regjistruar në studime juridike dhe politike në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" pranë USHKM nga Shkupi.

më shumë...

13 mars 2018

PROMOVIMI I HULUMTIMIT TË PËRBASHKËT - BASHKËPUNIM BILATERAL ME PARLAMENTIN ZVICERAN

Instituti Parlamentar dhe Shërbimi i Parlamentit Federal të Zvicrës më 13 mars 2018 e  promovuan një hulumtim të përbashkët mbi borxhin publik dhe strukturën e tij.

Në eveniment ishin të pranishëm deputetët e opozitës dhe partitë në pushtet në Kuvend, si dhe përfaqësues nga sektori civil.

më shumë...