Instituti Parlamentar
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë
Qëllimet dhe detyrat
Institut Parlamentar funksional i cili kontribuon në përforcimin e funksionit ligjvënës dhe mbikëqyrës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet sigurimit të shërbimeve në kohë, të paanshme, objektive dhe të arritshme për pushtetin ligjvënës.
Parime të Institutit Parlamentar
- Paanësi
- Arritshmëria
- Kredibilitet
Shërbimet
Hulumtime dhe analiza
Punët hulumtuese realizohen në bazë të kërkesave paraprakisht të parashtruara për punë hulumtuese, ose me vetëiniciativë të Institutit Parlamentar.
Veprimi në bazë të kërkesave të pranuara bëhet me ndihmën e softuerit të specializuar - Sistem për veprim me kërkesat (RMS).
Edukimi dhe komunikimi
Instituti Parlamentar realizon aktivitete për edukim dhe informim të cilat përfshijnë sesionin hyrës/orientimin për deputetete porsazgjedhur, si dhe seminare tematike dhe konferenca nga sfera të ndryshme në bazë të kërkesave paraprakisht të parashtruara ose me vetëiniciativë të Institutit Parlamentar.
Aktivitetet për edukimin dhe informimin e qytetarëve për punën dhe rolin e Kuvendit përfshijnë:
- organizimin dhe realizimin e vizitave në Kuvend për publikun;
- organizimin dhe realizimin e seminareve për edukimin e nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve
Me qëllim të informimit lidhur me punën e Kuvendit, janë përgatitur botime dhe materiale informative në gjuhën maqedone, shqipe, angleze dhe frenge, deri tek të cilat qasja është e mundësuar më posht:
Miratimi i ligjit në procedurë të rregullt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë
Miratimi i ligjeve në Kuvend
Leximi i parë
Leximi i dytë
Leximi i tretë
Procedura e shkurtër
Procedura urgjente
Shpallja dhe botimi
E drejta e vetos suspenzive
Përpiluar dhe Publikuar
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Konstituimi i Kuvendit
Kompetencat e kuvendit
Raporti i Kuvendit me mbartësit e tjerë të pushtetit
Si punon Kuvendi
Zgjedhjet, të drejtat dhe detyrat e deputetëve
Historia e Parlamentarizmit në Maqedoni
2 gusht 1944
14 - 16 prill 1945
20 shtator 1990
25 janar 1991
17 nëntor 1991
19 dhjetor 1991
Mandati i deputetëve
Imuniteti i deputetëve
Përpiluar dhe publikuar
Kontrolli dhe mbikëqyrja politike e Kuvendit
Pyetjet e deputetëve
Interpelanca
Komisionet anketuese
Mocioni i besimit të Qeverisë
Debate mbikëqyrëse
Biblioteka hulumtuese
Bibliotekа hulumtuese aktualisht ka në dispozicion 4.500 tituj dhe pasurohet vazhdimisht me botime të reja nga shtëpitë botuese vendase dhe të huaja. Shfrytëzuesit kanë mundësi që nëpërmjet E-katalogut të hulumtojnë fondin e bibliotekës.
Biblioteka, në kuadër të zyrave të saj të punës, ka në dispozicion leximore moderne të paisur e cila gjendet në afërsi të Klubit të Deputetëve, ku shfrytëzuesit kanë në dispozicion për përdorim baza elektronike të të dhënave, materialin bibliotekar, si dhe gazeta dhe revista ditore dhe javore.
Arkivi ligjvënës
Instituti Parlamentar menaxhon punën e arkivit ligjvënës i cili paraqet bazë të dokumenteve të prodhuara nga puna e mbledhjeve plenare dhe mbledhjeve të trupave punues dhe këshillave të Kuvendit, që kanë të bëje me procesin ligjvënës.
Materiali i përgjithshëm dokumentues i arkivit ligjvënës është në dispozicion për shfrytëzim nga ana e shfrytëzuesve nëpërmejt E-arkivit.