KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E premte, 28 qershor 2013

APKE E MIRATOI RAPORTIN PËR DIALOGUN PASMONITORUES ME MAQEDONINË

Me shumicë votash, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) dje e miratoi Raportin për dialogun pasmonitorues me Maqedoninë, të cilin e përpiloi deputeti britanik, z. Robert Volter. 

Në kuadër të seancës plenare në Strasburg, deputetët nga 47 vende anëtare të Këshillit të Evropës i dhanë përkrahje vendit tonë për anëtarësim në BE dhe NATO.  Madje ato shprehën keqardhje për pengimin e procesit eurointegrues për shkak të kontestit me emrin.

Republika e Maqedonisë arriti progres në pesë vitet e kaluara, por duhet edhe më tutje të punojë për realizimin e plotë të reformave - qëndron në tekstin e miratuar.

APKE-ja vendosi ta vazhdojë dialogun pasmonitorues me vendin tonë, me ç'rast i rekomandohet Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës të hapë zyrë në Shkup.


 

a

Na ndiqni në:

Click