KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E enjte, 23 maj 2013

EURODEPUTETET DEBATUAN PËR RAPORTIN PËR MAQEDONINË

Dje ne Parlamentin Evropian u zhvillua debat lidhur me Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, ndërsa sot do të votohet për të. Pothuajse të gjithë eurodeputetët në fjalimet e tyre kërkuan që vendi ynë menjëherë të marrë datë për negociata. 

Për Propozim-rezolutën e përpiluara nga raportuesi për Republikën e Maqedonisë,  Riçard Hovit, u propozuan vetëm gjashte amendamente.  

Eurodeputeti britanik Hovit i bëri apel Këshillit Evropian se refuzimi i vazhdueshëm i Republikës së Maqedonisë ka efekt të keq në politikën dhe opinionin publik.

Ai, bashkë me eurkomisarin Shtefan File, shprehën brengë në lidhje me rreziqet nga vazhdimi i situatës me status kuo. 

Në qershor, Këshilli do të vendosë nëse do ta pranojë rekomandimin e Komisionit për hapjen e negociatave për anëtarësim. Për të miratuar vendim pozitiv, vendi duhet doemos ta tregojë vullnetin e duhur politik, që do të thotë implementim i plotë i marrëveshjes politike nga 1 mars dhe përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore.

a

Na ndiqni në:

Click