KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 16 prill 2013

EUROKOMISARI FYLE DO TA PUBLIKOJË RAPORTIN SPECIAL PËR MAQEDONINË

Sot pasdite, në Parlamentin Evropian në Strazbur, eurokomisari për zgjerim të Bashkimit Evropian, z.Shtefan Fyle, do ta publikojë Raportin Special për Republikën e Maqedonisë. 

Raporti është i përpiluar nga Komisioni Evropian në pajtim me konkluzionet nga Samiti i Këshillit Evropian në dhjetor të vitit të kaluar.

Për datën 22 prill, në Luksemburg, janë caktuar mbledhje të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, ku për herë të parë diplomatët e vendeve-anëtare të BE-së do të diskutojnë për mundësinë që Republika e Maqedonisë të merr datë për fillimin e negociatave në Samitin e Këshillit Evropian që do të mbahet në qershor.  

a

Na ndiqni në:

Click