KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 1 korrik 2013

FILLON KRYESIMI I LITUANISË ME BE-NË

Lituania sot e mori përsipër kryesimin gjashtëmujor me Bashkimin Evropian. Me sloganin "Evropa kredibile, progresive dhe e hapur", ky vend baltik do të ketë për qëllim t'i ndihmojë Evropës të shpëtojë nga kriza ekonomike.

Kredibiliteti, progresi dhe transparenca janë prioritete në të cilat do të fokusohet Lituania në gjashtë muajt e ardhshëm. 

"Sot është ditë madhështore. Kjo është dita kur nderi dhe përgjegjësia janë të pandarë.  Me krenari mund të them se Republika e Lituanisë i kushton rëndësi lirisë së saj dhe është përgjegjëse për mirëqenien e Lituanezëve, por edhe për gjithë qytetarët e Evropës dhe do të punojë për të mirën e të gjithë vendeve të Evropës, bashkë me vendet tjera të BE-së", deklaroi kryeministri i Lituanisë, z. Algirdas Butkeviçius.

Kryesimin me BE-në, Lituania e mori nga Irlanda, pikërisht në ditën kur BE-së iu bashkëngjit Kroacia, ndërsa më 1 janar 2014 kryesimin do t'ia përcjellë Greqisë.  

Përndryshe, Lituania është vend i BE-së tashmë 10 vite, por nuk është anëtare e eurozonës dhe e shfrytëzon valutën e saj litas.  
 

a

Na ndiqni në:

Click