KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 1 korrik 2013

KROACIA - VEND-ANËTAR I 28-TË I BE-SË

Sot Kroacia zyrtarisht u bë vendi i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian. Mbrëmë në Zagreb, në ceremoninë solemne, me program të pasur muzikor dhe në prani të një numri të madh liderësh botërorë, Kroacia e festoi aderimin e saj në familjen e evropiane.

Kroacia fuqimisht do ta përkrahë rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor - theksuan bindshëm Presidenti i Kroacisë, z. Ivo Josipoviq dhe kryeministri, z. Zoran Millanoviq. 

22 vite nga shpallja e pavarësisë nga ish-Jugosllavia, Kroacia u bë vend i dytë anëtar nga ish-hapësirat jugosllave, pas Sllovenisë, e cila u bë pjesë nënqiellit evropian. 

Kroacia paraqiti kërkesë për anëtarësim në BE në vitin 2003, ndërsa statusin e kandidatit e mori një vit më vonë. Negociatat për anëtarësim startuan në vitin 2005 dhe përfunduan në vitin 2011 me nënshkrimin e marrëveshjes në Bruksel, që u ratifikua nga të gjithë 27 vende-anëtare të BE-së në mars të këtij viti.


 

a

Na ndiqni në:

Click