KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 21 maj 2013

MBLEDHJA E KËSHILLIT PËR PUNË TË PËRGJITHSHME TË BE-SË

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, sot në Bruksel, do të mbajnë mbledhje të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së (GAK), ku në rend dite është edhe çështja nëse duhet t'i dërgojnë ftesë Këshillit Evropian në Samitin që do të mbahet më 27 dhe 28 qershor.

Njëkohësisht, ministrat duhet të miratojnë vendim për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë dhe Serbinë.

Mbledhjen do ta udhëheqë zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Irlandës, z. Emon Gillmor.  Sipas agjendës paraprakisht të publikuar nga ana e Kryesimit irlandez me BE-në, në pjesën e përgatitjes së Samitit të KE-së, theksohet se "Këshilli mund të ftohet të sjellë vendim për hapjen e negociatave aderuese me vendet-kandidate".

Pika kryesore në mbledhjen e sotme të GAK janë: Korniza financiare shumëvjeçare (MFF), përkatësisht buxheti i ardhshëm shtatëvjeçar i BE-së, dhe Samiti i djeshëm i Këshillit Evropian i fokusuar në funksionimin tatimor dhe energjetika në BE. 

Muajin e kaluar Komisioni Evropian në Raportin special për Republikën e Maqedonisë e vërtetoi progresin në të tre detyrat të cilat Këshilli Evropian i paraqiti në Samitin e dhjetorit - marrëdhëniet e mira fqinjësore, progresi në bisedimet për kontestin e emrit dhe realizimi i reformave nga Dialogu aderues i nivelit të lartë.  Gjithashtu, kërkoi që Këshilli të ndajë datë për fillimin e negociatave aderuese.
 
 

a

Na ndiqni në:

Click