KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 8 prill 2013

NJËZET VJET NGA ANËTARËSIMI I MAQEDONISË NË KB

Më 8 prill 1993 Republika e Maqedonisë u bë anëtare e 181 e Kombeve të Bashkuara. Sot kjo organizatë botërore, me seli në Njujork, numëron 193 vende-anëtare.

Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, të cilat janë themeluar më 20 qershor 1945 në San Francisko, është e hapur për të gjitha shtetet paqedashëse që i pranojnë obligimet e Kartës së KB-së, ndërsa pranimin e cakton Asambleja e Përgjithshme me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.  

Kompetencat e Kombeve të Bashkuara janë: marrja e masave kolektive për përforcimin e paqes ndërkombëtare; nxitimi i bashkëpunimit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare nga sfera e ekonomisë, sociales dhe kulturës; inkurajimi për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut pa dallim race, gjinie ose feje.

a

Na ndiqni në:

Click