KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 10 qershor 2013

SEANCA PLENARE E DHOMËS LEGJISLATIVE EVROPIANE

Parlamenti evropian, nga 10 deri 13 qershor, në Strasburg, do të mbajë seancë plenare, në të cilën, ndër të tjerash, do të votohet për reforma të caktuara shengen në lidhje me kontrollet kufitare ilegale. Gjithashtu, do të votohet për instalimin e sistemit të përbashkët evropian për ballafaqim me azilin, duke marrë parasysh numrin prej 330.000 azilkërkuesish, që janë regjistruar në vendet e Bashkimit Evropian në vitin 2012.

Të nesërmen, fjalim formal para Parlamentit Evropian, do të ketë Presidenti i Sllovenisë, z. Borut Pahor, i cili do të fokusohet në gjendjen momentale në Slloveni dhe në aderimin e Republikës së Kroacisë, si vendi i 28-të i BE-së.

Një ditë më vonë, fjalim do të mbajë edhe Presidenti i Portugalisë, z. Anibal Kavako Sillva, i cili do të flasë për përvojën e Portugalisë me programin për shpëtim financiar dhe marrëdhëniet e saj me BE-në. 

Do të mbahet edhe debat ndërmjet eurodeputetëve dhe shefes për politikë të jashtme të BE-së, znj.Ketrin Eshton, në lidhje me trazirat aktuale në Turqinë, duke përfshirë edhe të drejtat e njeriut, demokracinë dhe lirinë e mediave.

Të mërkurën, Europarlamenti do të votojë edhe për buxhetin e Fondit për ndihmën evropiane për më të varfrit për periudhën 2014-2020, me qëllim që të kënaqen nevojat e tyre themelore.

Ditën e njëjtë, eurodeputetët do të votojnë edhe për Rezolutën për papunësinë te të rinjtë, me qëllim që të nxitet rritje dhe krijim të më shumë vendeve të punës.

a

Na ndiqni në:

Click