KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 1 korrik 2013

SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT

Nga 1 deri në 4 korrik, Parlamenti Evropian, në Strasburg, mban seancë plenare, në fokus të së cilës do të jetë Buxheti i Bashkimit Evropian për periudhën 2014-2020. 

Europarlamenti do ta shënojë edhe anëtarësimin e Republikës së Kroacisë në BE, si vend-anëtar i njëzeteteti i BE-së, me fjalim përshëndetës të njeriut të parë të dhomës legjislative evropiane, z. Martin Shullc.

Gjithashtu, eurodeputetët do të debatojnë për prioritetet e kryesimit të Lituanisë me BE-në, që fillon sot dhe për përfshirjen e saj në eurozonë.

Në rendin e ditës do të gjenden edhe ndryshimet klimatike, dëmet nga vërshimet në Evropën Qendrore, mbrojtja e shëndetit dhe të dhënat personale, zgjedhjet 2014, mbyllja e Radiotelevizionit nacional grek, ndërsa do të zhvillohet edhe debat me kryeministrin hungarez, z. Viktor Orban, për harmonizim me vlerat e BE-së. 

a

Na ndiqni në:

Click