KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 20 maj 2013

SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Nga 20 deri 23 maj, Parlamenti Evropian mban seancë plenare në Strazburg, në të cilën do të debatohet lidhur me Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, të përpiluar nga raportuesi për vendin tonë, eurodeputeti Riçard Hovit. Debati do të zhvillohet më 22 maj, ndërsa votimi do të bëhet më 23 maj.  

Eurodeputetët kanë mundësi që deri në mbrëmje të propozojnë amendamente për tekstin e propozuar, në të cilin thirret Kryesia irlandeze me Këshillin e BE-së të zhvillojë diplomaci intensive në mënyrë që të arrihet rezultat i kënaqshëm dhe vendim për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë para fundit të korrikut të vitit 2013.

Përveç Raportit për progresin e Maqedonisë, gjatë ditëve të njëjta do të votohet edhe për Raportin për progresin e Bosnjë e Hercegovinës.

Të nesërmen në seancë do të bëhet votimi për dy Draft-rezoluta për lirinë e mediave në vendet-anëtare të BE-së, do të iniciohet aksion kundër mashtrimeve tatimore dhe do të debatohet për EU mekanizmin për mbikëqyrje bankare.

Gjithashtu, do të votohet edhe për Propozim-vendimin në lidhje me datën për zgjedhje evropiane vitin e ardhshëm, ku me këtë propozim-vendim do të përcaktohet që në vend të periudhës prej 5 deri 8 korrik zgjedhjet të mbahen nga 22 deri 25 maj, gjë që do t'i mundësojë parlamentit të ri më shumë kohë për përgatitje për zgjedhje të kryetarit të Komisionit Evropian në korrik të vitit 2014.

Të mërkurën dhoma legjislative evropiane do të debatojë për partneritet tregtar me SHBA-në, por edhe për mbrojtjen e viktimave të dhunës gjatë qëndrimit në vend tjetër anëtar i BE-së.

Ditën e fundit të seancës, si pikë në agjendën ditore do të jenë edhe kanakaret, përkatësisht do të votohet për transportin e tyre më të lehtë tejkufitar.

Eurodeputetët do të debatojnë edhe për rregulla më të rrepta për mbrojtjen e mjedisit jetësor, për refugjatët sirian në vendet fqinje, për kushtet e punës në Bangladesh, për të drejtat e njeriut dhe demokracinë, etj.  

 
 
 

a

Na ndiqni në:

Click