KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 8 prill 2013

VOTOHET REZOLUTA PËR MAQEDONINË

Sot pasdite, Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, në mbledhjen e tij të rregullt në Parlamentin Evropian në Bruksel, do të votojë Rezolutën për Republikën e Maqedonisë

Raportuesi për Maqedoninë, z.Riçard Hovit, do t'i prezantojë amendamentet e bashkuara nga gjithsej 203 të parashtruara në mbledhjen e fundit dhe do të kërkojë fillim urgjent të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Eurodeputetët duhet ta japin mendimin e tyre për Raportin e fundit të Komisionit Evropian nga tetori, i cili u vlerësua pozitivisht dhe u dha rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në.

Nëse Komiteti për Punë të Jashtme e miraton Rezolutën, ajo duhet të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

a

Na ndiqni në:

Click