Njoftimet

E enjte, 5 prill 2018

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM - LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR SHËRBIME AUDIO DHE AUDIO - VIZUALE MEDIATIKE 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji në mbledhjen e 16-të,  do të mbajë Debat publik për Propozim - ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audio - vizuale mediatike. 

Debati publik do të mbahet më 12 prill ( e enjte) 2018, me fillim në ora 11:00, në Sallën e Komisionit Kushtetues në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, ftoi  përfaqësues të organizatave, institucioneve, shoqatave të ndryshme dhe ekspertë të kësaj fushe, të marrin pjesë në debatin dhe të japin mendimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me temën e Debatit  publik. 

Ftohet media juaj të jetë e pranishme dhe ta mbulojë evenimentin e debatit publik. Për informata plotësuese, numri për kontakt 02 3182-378 dhe në postën elektronike: ktranspor@sobranie.mk.

Click