Njoftimet

E mërkurë, 18 prill 2018

Komisioni për Çështje Evropiane në vizitë zyrtare në Sofje

Me ftesë të kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Kontroll të Fondeve Evropiane në Kuvendin Popullor të Republikës së Bullgarisë, z. Kristian Vigenin, Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga z. Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe anëtarët e Komisionit, do të qëndrojnë në vizitë zyrtare në Sofje, nga 18 deri 19 prill 2018. 

Në Delegacionin marrin pjesë edhe znj. Juliana Nikollova, Tatjana Prentoviq dhe Trajço Dimkov, anëtarë të Komisionit.

Delegacioni do të ketë takime me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Republikës së Bulgarisë për reformë në jurisprudencë dhe ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Bulgarisë, znj. Ekaterina Zaharieva; ministren e Kryesimit Bullgar me Këshillin e BE-së, znj. Liliana Pavllova; nënkryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bulgarisë, z. Emil Hristov dhe znj. Xhema Grozdanova, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme; kryetarin z. Boris Vangellov dhe anëtarët e Grupit për miqësi Bullgari-Maqedoni; si dhe me nikoqirët e Komisionit partner të udhëhequr nga z. Kristian Vigenin, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Kontroll të Fondeve Evropiane në Kuvendin Popullor të Republikës së Bullgarisë. 

Vizita realizohet pas publikimit të Raportit për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 dhe në dritën e kryesimit të Republikës së Bullgarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian. 

Click