UЕ lajme

E premte, 26 tetor 2018 

"SAHAROV" PËR REGJISORIN UKRAINAS TË FILMIT OLEG SENCOV 

Oleg Sencov, regjisor ukrainas i filmit, është fitues i çmimit "Saharov" në Parlamentin evropian për lirinë e mendimit. 

Ai është dënuar me 20 vjet burg për komplot për veprime terroriste "de fakto" kundër rregullit rus në Krim. Sencov, i cili ka bërë grevë urie nga mesi i majit deri në fillim të tetorit, është simbol i afro 70 shtetasve ukrainas të cilët janë burgosur dhe janë dënuar me burg nga forcat ruse në gadishullin e Krimit. 

"Përmes guximit dhe vendosmërisë së tij, duke e vënë jetën e tij në rrezik, Oleg Sencov u bë simbol i luftës për liri të të burgosurve politikë në Rusi dhe në gjithë botën. Duke ia ndarë çmimin Saharov, Parlamenti evropian e shpreh solidaritetin e tij me të dhe me kauzën e tij. Kërkojmë të lirohet menjëherë. Lufta e tij na përkujton se detyra jonë është që t'i mbrojmë të drejtat e njeriut gjithandej në botë dhe në të gjitha rrethanat", theksoi Kryetari i Parlamentit, Antonio Tajani, gjatë shpalljes së laureatit të sivjetshëm. 

Çmimi, i cili përbëhet nga certifikatë dhe 50.000 euro, do të ndahet gjatë ceremonisë në Parlamentin në Strasburg më 12 dhjetor. 

Ky çmim, në nder të fizikanit sovjetik dhe disidentit politik Andrej Saharov, u ndahet që nga viti 1988 individëve dhe organizatave që i mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. 

 
a

Na ndiqni në: