TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADOREN HOLSHTAJN ...

E premte, 11 shtator 2020

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADOREN HOLSHTAJN 

Kryetari Talat Xhaferi shprehu falënderim ndaj Republikës Federative të Gjermanisë dhe Ambasadës në Shkup për mbështetjen dhe ndihmën e institucioneve shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për ballafaqim me pandeminë dhe shfaqi shpresë se të dy vendet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, përfshirë edhe në nivel parlamentar. 
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Armend Zemaj...

E enjte, 10 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me Armend Zemaj

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot e pranoi ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Armend Zemaj.

Në takim u bisedua për tema dhe interesa të përbashkët për përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe komunikimin e ndërsjellë profesional në favor të stabilitetit dhe gjendjes së qëndrueshme, duke e pasur parasysh situatën me pandeminë dhe goditjen e madhe që ia jep sistemeve shëndetësore dhe ekonomike të gjithë shteteve. 

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Vojcieh Ticinjski ...

E enjte, 10 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Vojcieh Ticinjski 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë, Sh. T. Vojcieh Ticinjski. Ambasadori Ticinjski, duke ia uruar rizgjedhjen Kryetarit Xhaferi, i dorëzoi letër me urime prej Kryetarit të Senatit të Republikës së Polonisë, Tomas Grodski dhe ekzemplar të Rezolutës së miratuar në Senatin polonez në raport me situatën në Bjellorusi. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH.T. KLEMENS KOJA 9.9.20...

E mërkurë, 9 shtator 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH.T. KLEMENS KOJA

Kryetari Xhaferi potencoi se e çmon lartë rolin e OSBE-së në zhvillimin e proceseve demokratike në vend, kontributin e OSBE/ODIHR me mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore, si edhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Kuvendit me Misionin e OSBE-së në Shkup. 
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Mirosllav Toman ...

E premte, 4 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Mirosllav Toman 

Ambasadori Toman e përgëzoi Kryetarin Xhaferi për zgjedhjet parlamentare të zbatuara me sukses, për formimin e institucioneve dhe për rizgjedhjen e tij në funksionin e Kryetarit të dhomës ligjvënëse. Ai theksoi se edhe në të ardhme Grupi i Vishegradit do të jetë ndër mbështetësit më të zëshëm të aspiratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për fitimin e anëtarësisë në Bashkimin Evropian. Ai paralajmëroi bashkëpunim më intensiv në fushën e mbrojtjes, punëve të brendshme si edhe ekonomisë.  
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Kristin Forsgren Bengtso...

E premte, 4 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Kristin Forsgren Bengtson 

Kryetari Xhaferi shprehu bindjen se edhe në periudhën e ardhshme dy shtetet do të vazhdojnë ti zhvillojnë dhe avancojnë marrëdhëniet e ndërsjella dhe se bashkëpunimi parlamentar do të intensifikohet. 
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Kristian Timonie...

E enjte, 3 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Kristian Timonie

Ambasadori Timonie drejtoi urim për zgjedhjen e sërishme të Xhaferit në funksionin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu bindjen se roli dhe dukshmëria e Kuvendit, që është institucioni kryesor për funksionimin e suksesshëm të sistemit, do të vazhdojnë të përforcohen edhe në periudhën e ardhshme. Ai vlerësoi se kontrolli parlamentar është me rëndësi të madhe dhe shprehu mbështetje për punën e Këshillit Nacional të Eurointegrimeve, ku duhet të arrihet konsensus për çështjet kyçe të këtij procesi. 
Lexo më shumë

TAKIM LAMTUMIRËS I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN ZH...

E mërkurë, 2 shtator 2020

TAKIM LAMTUMIRËS I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN ZHBOGAR

Kryetari Xhaferi falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe personalisht ambasadorin Zhbogar për kontributin e tij në proceset që bën kthim pozitiv në rrugën euroatlantike të vendit dhe i uroi sukses në angazhimet e tij të ardhshme profesionale.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Kejt Mari Bërnz ...

E mërkurë, 2 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Kejt Mari Bërnz  

Në takim, Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen që ambasada amerikane dhe SHBA ia japin Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast theksoi se për ne është me rëndësi thelbësore fokusi i mbajtur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendit tonë dhe rajonin në tërësi. 
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republikës ...

E mërkurë, 2 shtator 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republikës së Rumanisë, SH.T. Viorel Stanilla 

Në takimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi me ambasadorin rumun SH.T. Viorel Stanilla, u potencua bashkëpunimi i deritanishëm miqësor dhe konstruktiv ndërmjet dy vendeve dhe në këtë drejtim, Kryetari Xhaferi falënderoi për mbështetjen e deritanishme të madhe që Republika e Rumanisë ia jepte vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO, si edhe mbështetjen e fuqishme dhe të padyshimtë për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe shprehu shpresë se edhe në të ardhme kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim mes dy palëve do të vazhdojë me intensitetin e njëjtë. 
Lexo më shumë
1...383940                                         
Click