Aktivitetet

E mërkurë, 2 shtator 2020

TAKIM LAMTUMIRËS I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN ZHBOGAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë s Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin dhe shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Samuel Zhbogar. 

Kryetari Xhaferi falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe personalisht ambasadorin Zhbogar për kontributin e tij në proceset që bën kthim pozitiv në rrugën euroatlantike të vendit dhe i uroi sukses në angazhimet e tij të ardhshme profesionale. Ai e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit dinamik me institucionet e Bashkimit Evropian, sidomos me Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian si mbështetës shumëvjeçar të proceseve tona integruese. Kryetari Xhaferi e përshëndeti dialogun Zhan Mone si vegël e suksesshme për avancimin e dialogut politik në Kuvend dhe shprehu shpresë se Kuvendi do i mbështesë në mënyrë aktive negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. 

Ambasadori Zhbogar në fillim e përgëzoi për zgjedhjen e sërishme për Kryetar të Kuvendit dhe e shprehu mirënjohjen e vet për bashkëpunimin në katër vitet e kaluara, për përkushtimin e Kryetarit Xhaferi ndaj zbatimit të agjendës evropiane, për mbajtjen e dialogut politik me të gjitha partitë parlamentare dhe për rolin e tij si Kryetar i të gjithë deputetëve në Kuvend. Ai shprehu shpresë se javëve të ardhshme do të përcaktohet korniza e negocimit me qëllim të mbajtje së konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit. Kuvendi do të ketë rol në këtë fazë të re të procesit dhe prandaj është me rëndësi të jashtëzakonshme që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në mënyrë aktive në raport me çështjet e BE. Ajo që është me interes të veçantë dhe rëndësi në periudhën që vijon është nxjerrja e Ligjit për anti-diskriminim, zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Mbikëqyrjes Civile dhe sigurimi i kushteve për funksionimin e tij përkatës, theksoi Zhbogar. 

 


Click