Këshillat

E mërkurë, 23 dhjetor 2015 

DEBAT PUBLIK NË TEMË "REPUBLIKA E MAQEDONISË NË KORNIZËN ENERGJETIKE EVROPIANE" 

Këshilli Nacional për Eurointegrime më 22 dhjetor 2015 organizoi debat publik me temë "Republika e Maqedonisë në Kornizën Energjetike Evropiane". 

Në debatin publik u ftuan kryetarët dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Ekonomike, Komisionit për Çështje Evropiane, Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komitetit të Përzier Parlamentar RM dhe BE, përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile që punojnë në sferën e energjetikës dhe integrimeve evropiane.  Ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e ambasadës së vendeve anëtare të BE-së në Republikën e Maqedonisë dhe nga Delegacioni i BE-së në Republikën e Maqedonisë. 

Fjalime mbajtën: kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime znj. Lidija Dimova, përfaqësuesit e Akademisë Maqedonase së Shkencave dhe Arteve akademiku Gligor Kanevçe dhe prof. Natasha Markovska, përfaqësuese e Ministrisë së Ekonomisë dhe Këshilltare Shtetërore për Energjetikë dhe Lëndë të para minerale znj. Violeta Keckarovska, dhe përfaqësuesja e Qendrës për hulumtime dhe informim për mjedisin jetësor "Eko-svest" znj. Ana Çolloviq Leshovska. 

Në debatin publik lëndë e debatit ishte Strategjia ekzistuese për zhvillim të energjetikës në Republikën e Maqedonisë për periudhën 2008-2010 me vizion deri në vitin 2030 dhe veçanërisht Draft-strategjia për zhvillim të energjetikës në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2035 e cila është përpiluar nga Akademia maqedonase e shkencave dhe arteve.  Nga ana e përfaqësuesit të Qendrës për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor "Eko-svest" u prezantua dokumenti - Analiza e skenarëve për aderim në BE përmes prizmës së implementimit të Strategjisë për energjetikë, emisioneve dhe qëllimeve të përcaktuara nga ana e BE-së dhe në marrëveshjet tjera ndërkombëtare. 

Me mendime, propozime dhe komente të veta morën pjesë:  znj. Sollza Gërveça, deputete dhe anëtare e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Liljana Popovska deputete dhe anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme, prof. dr. Konstantin Dimitrov nga Qendra për efikasitet energjetik e Maqedonisë, znj. Aleksandra Bujaroska nga Front 21/42, znj. Nevena Smilevska nga "Eko Svest", znj. Sonja Risteska nga Analitika, z.  Andreja Stojkovski nga Qendra maqedonase për arsim evropian, z. Aleksandar Dikovski drejtor i Agjencisë për energjetikë të Republikës së Maqedonisë, z. Aleksandar Goçev nga Plan 4D dhe z. Xhelal Hoxhik nga iniciativa civile "AMAN".

Click