KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 29 janar 2018 

GRUBI-JANAKASIS: TË GJITHË TË NDËRMARRIN PËRGJEGJËSI TË BËHEN PJESË E ZGJIDHJES 

Deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u takua me ambasadorin e Greqisë në Shkup, z. Dimitris Janakakis. 

Deputeti Grubi dhe ambasadori Janakakis biseduan dhe këmbyen mendime për gjendjen politike aktuale në vend dhe në rajon, negociatat Shkup-Athinë për kontestin me emrin, marrëdhëniet e mira fqinjësore, si dhe për integrimin euroatlantik. 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi para ambasadorit Janakakis shprehu kënaqësi që kreu shtetëror mbajti mbledhje koordinuese para vizitës së ardhshme të negociatorit Nimic në Shkup dhe Athinë. 

Deputeti Grubi, gjithashtu, e përshëndeti takimin e parë të drejtpërdrejtë të kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, javën e kaluar në Davos, dhe vlerësoi se kjo paraqet angazhim të fortë për intensifikimin e procesit për zgjidhjen e kontestit me emrin. 

Koha për zgjidhje është tani dhe të gjithë që synojnë në integrimin euroatlantik dhe fqinjësi të mirë duhet të bëhen pjesë e zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët. 

Integrimi në NATO dhe anëtarësimi në BE janë prioritetet tona absolute dhe se doemos duhet të jemi pika e lidhjes ndërmjet të dyja vendeve në interes të prosperitetit dhe stabilitetit të të gjithë rajonit. 

a

Na ndiqni në:

Click