KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 5 shtator 2017 

Takimi i sekretares së përgjithshme Ivanova me ambasadorin zviceran Tejada 

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Cvetanka Ivanova, sot u takua me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë, znj. Sibil Zuter Tejada. 

Në takimin u shqyrtua bashkëpunimi i frytshëm i deritanishëm i dhomës legjislative dhe Konfederatës Zvicerane, dhe u shfaq shpresë për vazhdimin e të njëjtit përmes projekteve konkrete. 

Sekretarja e përgjithshme Ivanova, në emër të saj, dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, shprehu falënderim ndaj ambasadores Tejada për kontributin e dhënë nga ana e Konfederatës Zvicerane në zhvillimin e demokracisë parlamentare, si dhe për angazhimin e ambasadës zvicerane në përmirësimin e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

a

Na ndiqni në:

Click