Delegacione



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KUVENDIN PARLAMENTAR TË MESDHEUT

dokumente

Shef i delegacionit: ILIJA DIMOVSKI

                Anëtarë: MIRJANA SEKULLOVSKA
                               XHEVAT ADEMI

Kuvendi Parlamentar i Mesdheut është organizatë ndërkombëtare multilaterale relativisht e dhe paraqet vazhdimin e dimensionit parlamentar të Konferencës disavjeçare për bashkëpunim në Mesdhe (CSCM), proces që funksiononte në suazat e Unionit Interparlamentar (UIP), kurse si organizatë e vetme ndërkombëtare multilaterale filloi të funksionojë nga shtatori i vitit 2006.
Sesioni inauguruese i Kuvendit Parlamentar është mbajtur më 10 dhe 11 shtator 2006 në Aman, Mbretëria Hashemite e Jordanisë, kur më konsensus u miratua Statuti i kësaj organizate.

Vende anëtare të Kuvendit Parlamentar të Mesdheut janë parlamentet e vendeve të bregut mediteran: Shqipëria, Algjeria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Qiproja, Egjipti, Franca, Greqia, Izraeli, Italia, Libani, Xhamahiria Arabe e Libisë, Malta, Monakoja, Maroku, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia, Spanja, Republika Arabe e Sirisë, Tunizia, Turqia dhe Palestina. Gjithashtu, anëtare të KP të Mesdheut janë parlamente e Republikës së Maqedonisë, Jordanisë dhe Portugalisë, shtete të cilat nuk dalin në Mesdhe, por që në aspektin ekonomik, politik dhe me strategjik direkt janë të lidhura me të.

Kuvendi  Parlamentar i Mesdheut mban takim në mbledhje plenare, një herë në vit. Disa muaj para mbajtjes së mbledhjes vjetore, takohen tre komitetet e përhershme.
Kuvendi Parlamentar është formuar me qëllim që t’i kushtojë rëndësi më të madhe diplomacisë parlamentare në rajoni mesdhetar, përkatësisht rajoni të fitojë forumin e vet parlamentar, si dhe përforcimin dhe përparimin e dialogut ndërmjet kulturave.

 

Click