Udhëheqja parlamentare



09.09.2008

REFERIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT ME RASTIN E MANIFESTIMIT TË 8-TË SHTATORIT, DITËS SË PAVARËSISË TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Tetë shtatori 1991, bashkë me dy Ilindenët, paraqesin tre data në historinë e popullit maqedonas dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilat janë të lidhura ngushtë me synimet shekullore, luftërat dhe ëndrrat për shtet të mëvetësishëm.

Nëse Ilindeni i Parë i paralajmëroi këto synime dhe përcaktime shtetformuese, nëse në Ilindenin e Dytë më 1944 u vendosën themelet e atij shtetformimi, më 8 shtator 1991, këto synime dhe ëndrra u rrumbullakuan me shpalljen e rezultateve të  Referendumit kur 95% e qytetarëve u përcaktuan për Republikën e mëvetësishme dhe sovrane të Maqedonisë. Sot, kur e shënojmë shtatëdhjetë vjetorin mund të themi më kënaqësi, por edhe me krenari, që Republika e Maqedonisë është subjekt ndërkombëtar, sovran dhe i mëvetësishëm, anëtar i të gjitha organizatave ndërkombëtare.

Janë bërë reforma rrënjësore në të gjitha sferat. Është rikthyer pronësia private dhe ekonomia e tregut, është vendosur rendi juridik i cili bazohet në të drejtat dhe liritë e njeriut dhe principet e pluralizmit politik si bazë e demokracisë dhe është krijuar shoqëri solide civile e cila bazohet te qytetari dhe interesi i tij. Pikërisht në këtë Shtëpi Kuvendi u miratua Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë si akti më i lartë juridik i cili e përcakton shteformimin dhe në të cilin bazohet i gjithë legjislacioni, për çka, me këta rast u shpreh falënderim të posaçëm deputetëve të përbërjes së parë parlamentare.


Të nderuar miq,

Është njerëzore të ëndërrohet dhe të kihen synime dhe përcaktime. Nëse në shekullin e kaluar ato ishin shtetformimi dhe mëvetësia, në shek. e 21-të synimet tona, përcaktimet dhe ëndrrat janë drejt disa vlerave politike, historike, dhe kulturore të cilave në thelb u kemi takuar gjithmonë, e ato janë Europa, përkatësisht anëtarësimi në Unionin Europian dhe NATO.

Në këtë rrugë para pak kohësh ishim të ndaluar në mënyrën më të vrazhdë kur i plotësuam të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO. Shkaku i vetëm për këtë ishte emri ynë, Maqedonia, identiteti ynë si maqedonas. Asgjë e re në historinë tonë, por dua t’jua përkujtoj që gjithmonë kemi ditur ta mbrojmë identitetin tonë dhe gjithmonë kemi dalë më të fortë nga luftërat e këtilla.

Prandaj, besoj që edhe këtë herë të gjithë bashkë do t’i mbrojmë emrin dhe identitetin tonë kombëtar dhe kulturor, dhe do t’i realizojmë edhe përcaktimet tona për anëtarësim të plotë në Unionin Europian dhe në NATO.  Nuk duhet t’ju kujtoj për përkrahjen e madhe nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë për realizimin e këtyre qëllimeve. Nuk duhet të përkujtoj që për këtë kemi konsensus politik. Nuk duhet t’ju përkujtoj se pikërisht këtu, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë miratuar disa deklarata dhe rezoluta pikërisht për anëtarësimin tonë në Unionin Europian dhe NATO.

Por, me lejoni t’ju përkujtoj në përgjegjësinë e secilit prej nesh si qytetarë, dhe veçanërisht përgjegjësia e të gjithë neve, që prej qytetarëve fitojmë mandat dhe legjitimitet politik ta udhëheqim shtetin dhe t’i realizojmë këto synime dhe përcaktime.

Të nderuar miq,
Më lejoni që në fund, të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë t’ua uroj 8-të shtatorin, duke besuar që edhe më tutje do të vazhdojmë të ëndërrojmë, por edhe se fuqishëm dhe me efikasitet do të punojmë për Maqedoninë europiane.

Urime përjetë 8-të shtatori.

Click