Udhëheqja parlamentare



15.09.2008

REFERIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT Z. TRAJKO VELANOSKI NË TRIBUNËN KUSHTUAR DEKLARATËS UNIVERSALE PËR DEMOKRACI TË UNIONIT INTERPARLAMENTAR TË MIRATUAR NË SHTATOR TË VITIT 1997

Të nderuar kolegë deputetë, ekselenca, zonja dhe zotërinj, Demokracia është ideal dhe qëllim i pranuar universal, që bazohet në vlerat e përbashkëta ndërmjet njerëzve në mbarë bashkësinë botërore pa marrë parasysh dallimet sociale, ekonomike kulturore, politike. Prandaj, ajo është e drejta themelore e njeriut e zbatueshme në kushte të lirisë, barazisë, transparencës dhe përgjegjësisë, me respekt të veçantë ndaj pikëpamjeve të ndryshme dhe në interes të rregullimit shtetëror.

Demokracia në të njëjtën kohë është ideal që duhet të arrihet dhe model i sundimit, që duhet të zbatohet në pajtim me modalitetet që i shprehin llojllojshmërinë  e përvojave dhe veçoritë kulturore pa i minimizuar principet e njohura ndërkombëtare, normat dhe standardet. Prej këtu ajo gjithmonë është e përparuar dhe situatë e përkryer ose kusht i cili përparim do të varet  nga faktorët e ndryshëm politik, social, ekonomik dhe kulturor.

Të nderuar, këto janë dy nenet e para nga “Deklarata universale për demokraci“ që unioni interparlamentar e miratoi në vitin 1997. Dokumenti principet e të  cilit sot paraqesin bazë mbi të cilën duhet të ndërtohet çdo shtet i cili do që të quhet demokratik, përkatësisht të numërohet në shtetet demokratike. Për fat të keq jemi dëshmitarë se këto principe akoma nuk zbatohen ose shkilen në shumë shtete të botës, shihni raportet e Fridom Haus-it.

Pikërisht  shënimi i kësaj dite te ne, por edhe në mbarë botën është në funksion të zbatimit të demokracisë si kategori e pandashme universale.

Sot principet e kësaj deklarate paraqesin bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, nenet 24, 25, 26 dhe 27 të deklaratës. Për fat të keq këto principe, gjithashtu shumë herë shkelen në marrëdhënie ndërkombëtare. Vallë Maqedonia do ta kishte kontestin imponues me emrin nëse respektohen këto principe.

Zonja dhe zotërinj,

Në Republikën e Maqedonisë me zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare dhe me miratimin e Kushtetutës në vendosjen e bazave dhe kornizave normative për vendosjen dhe funksionimin e demokracisë. Nëse krahasohemi me demokracitë parlamentare në Britaninë e Madhe ose Francë ne akoma nuk e kemi arritur as moshën madhore. Këtë nuk e theksoj për të kërkuar ndonjë “arsyetim” por, para së gjithash,  dua të theksoj se demokracia është proces që përherë zhvillohet dhe ndërtohet. Megjithatë, në këto 17 vitet e pavarësisë arritëm t’i vendosim të gjitha ato principe dhe norma themelore që na karakterizojnë si shtet demokratik.

Më lejoni t’ju përkujtoj në faktin që nëse pranohet se i plotësoni të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO, nëse jeni shtet kandidat për anëtarësim të barabartë në Unionin Evropian, atëherë është e qartë se Republika e Maqedonisë është shtet demokratik. Prandaj  të gjithë do të pajtohemi se Parlamenti, përkatësisht pushteti ligjvënës është ai institucion ku më mirë artikulohen interesat e ndryshme, por edhe respektohen principet e demokracisë.

Në 17 vitet e kaluara të gjitha përbërjet parlamentare dhanë kontributin e tyre në zhvillimin por edhe në krijimin e demokracisë. Sot për shembull mundemi me kënaqësi të theksojmë se Kuvendi ka vënë bashkëpunim të gjerë dhe produktiv me sektorin joqeveritar. Kështu edhe ky manifestim e organizuam së bashku me organizatën jo qeveritare MOST. Më tej  dua ta theksoj se me miratimin e Rregullores së re, që në fakt e bëmë në bazë të tvining programit me kolegët tanë sllovenë, si dhe me konkluzat nga Villton Park jo vetëm që forcohet sovraniteti i pushtetit ligjvënës përballë ekzekutivit, por hapet mundësi për bashkëpunim më të madh dhe përfshirje e sektorit joqeveritar në procesin e miratimit të ligjeve. Dua të theksoj se me ndihmën e Institutit Nacional për Demokraci në mbarë shtetin hapëm zyra dhe i pajisëm, të cilat dedikohen për takimet e qytetarëve me deputetët me të cilat hapet mundësi në Kuvend shumë lehtë dhe me efikasitet të artikulohen interesat dhe problemet e qytetarëve. Por dua të theksoj se edhe Këshilli Nacional për Euro integrime, trupi i Kuvendit ku bëjnë pjesë gjithashtu përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, por edhe  institucionet  tjera dhe nëpërmjet punës së vet jep kontribut në zhvillimin e demokracisë.

Transparenca është një nga principet e demokracisë. Mendoj se edhe këtu i kemi vendosur standardet evropiane. Nëpërmjet Kanalit  të Kuvendit qytetarët mund t’i ndjekin seancat plenare dhe ndodhitë tjera në Kuvend. Nëpërmjet ueb-faqes , gjithashtu, të gjithë qytetarët i kanë të arritshme të gjitha dokumentet, stenogramet dhe informata të tjera me radhë për punën e parlamentit.

Zonja dhe zotëri,

Demokracia është proces në të cilën përgjegjësia është gjithashtu aq e rëndësishme sa edhe drejtësia. Prandaj  kur flasim për shkallën e demokracisë doemos të gjithë  të pyesim edhe për përgjegjësinë tonë në zbatimin e principeve të demokracisë. Shpeshherë ndodhë te ne, të jemi në gjendje kritike nga të tjerët, ndonjëherë me argumente, por shpeshherë edhe pa to, më pas të mos kemi aspak kritikë për vetveten. Ose të parafrazoj mendimin e njohur të Kenedit kur kritikojmë se nuk ka demokraci ose se shkelen principe demokratike, të pyetemi çka ne si individ ose nëse doni si deputet ose si parti politike, kemi bërë për demokracinë dhe për respektimin e principeve demokratike. Besoj se edhe kjo tribunë, si dhe të gjitha manifestimet e sotme do të japin kontributin e tyre në zbatimin e asaj përgjegjësie pa të cilën nuk ka demokraci.

Ju falënderoj

Click