Udhëheqja parlamentare



E enjte, 5 nëntor 2009

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË UASHINGTON U TAKUA ME SENATORIN XHORXH VOINOVIÇ DHE PATI DREKË PUNE ME KONGRESMENËT MARK SAUDER, HERI MIÇEL DHE ROBERT ADERHOLD

Në takim delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, e në përbërje të cilit është edhe nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Jani Makraduli, me senatorin z. Xhorxh Voinoviç u përshëndet  përparimi i Republikës së Maqedonisë, si dhe qëndrueshmëria e saj në rrugën e integrimeve euroatlantike. 

Të pranishmit  në takim e ndan mendimin se stabiliteti në rajon, përkatësisht integrimi i shteteve të Ballkanit është çështje për zgjidhjen e së cilës duhet të angazhohen, nga shkaku se e njëjta është me rëndësi të madhe për shtetet, rajonin, por edhe më gjerë.

Senatori Voinoviç i dha guxim delegacionit të Maqedonisë në vendosmërinë gjatë gjetjes së zgjidhjes së pranueshme për kontekstin me emrin me fqinjin verior Greqinë, me çka do të mënjanohej pengesa e vetme në procesin për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në institucionet euroatlantike, ndërsa e njëjta do të ishte edhe përfitim i madh për regjionin në përgjithësi.

Delegacioni i Maqedonisë pati drekë pune me kongresistët Mark Sauder, Heri Miçel dhe Robert Aderholt, me ç’rast kongresistët të nxitur nga përparimi i gjertanishëm i Republikës së Maqedonisë treguan gatishmëri për përkrahjen e plotë të shtetit tonë në kuadër të integrimit euroatlantik.

 

 

Click