Udhëheqja parlamentare



E martë, 9 qershor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI E PRANOI SOT KRYETARIN E BORDIT PËR ÇËSHTJE EUROPIANE TË KUVENDIT KROAT, Z. NEVEN MIMICA

Në takim u konfirmuan edhe një herë marrëdhëniet shumë të zhvilluara ndërmjet dy shteteve, e në këtë kuadër edhe të dy parlamenteve. U konfirmua në veçanti orientimi europian i dy shteteve dhe roli i parlamenteve në procesin e integrimit në BE. Kryetari i Kuvendit, z. Trsako Veljanoski, theksoi që në proceset euroatlantike të integrimit edhe bashkëpunimi rajonal ka vend të veçantë. Duke përkujtuar se një projekt i tillë ishte edhe anëtarësimi në NATO, respektivisht e ashtuquajtura treshja e Adriatikut. Për fat të keq, shkaku i kontestit absurd me emrin të imponuar nga fqinji ynë, Maqedonia nuk u bë anëtare edhe pse bashkë me Kroacinë dhe Shqipërinë i plotësoi kushtet. Pikërisht për këtë kërkohet që në këto procese integruese të respektohen në mënyrë parimore principet dhe standardet ndërkombëtare. Prapëseprapë, ne qëndrojmë në përcaktimin tonë eurointegrues pasi që reformat të cilat i bëjmë, i bëjmë për ne, për qytetarët tanë, ndërsa presim që institucionet europiane ta vlerësojnë këtë në mënyrë parimore, theksoi Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski.

Kryetari i Këshillit për Çështje Europiane në Kuvendin kroat, z. Neven Mimica, theksoi që në rrjedhë të vizitës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në kontakte me kolegët nga komisionet përkatëse kuvendore janë vërtetuar gjithashtu marrëdhëniet shumë të zhvilluara bilaterale, por dhe përcaktimi europian. Ne në Kroaci, presim që Maqedonia shpejt të fitojë liberalizim të vizave dhe datë për negociata. Edhe ne jemi bllokuar në këto procese nga fqinji ynë, por edhe Kroacia si Maqedonia vazhdon me reforma dhe ajo është dëshmia më e mirë që ne jemi pjesë e Europës dhe integrimet europiane nuk mund të realizohen pa integrim të gjithë shteteve të rajonit.

Click