Udhëheqja parlamentare



E martë, 18 gusht 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI SOT E PRANOI AMBASADORIN E POSAEMËRUAR TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SHKËLQESINË E TIJ Z.  JURIJ GONÇARUK

Në takimin Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z.Trajko Veljanoski, veçanërisht i theksoi marrëdhëniet miqësore zhvilluara në nivel të lartë, ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Ukrainës. Nevojitet që këto marrëdhënie të zhvillohen edhe mëtej në të gjitha nivelet dhe në të gjitha sferat, e veçanërisht në planin ekonomik duke i pasur parasysh rezultatet dhe përvojat pozitive të deritanishme.

Ambasadori i Ukrainës z. Jurij Gonçaruk duke shprehur falënderime, theksoi se marrëdhëniet miqësore ndërmjet Ukrainës dhe Maqedonisë edhe mëtej do të vazhdojnë të thellohen dhe të zhvillohen. Pikërisht tani kur edhe ne ballafaqohemi me krizën ekonomike botërore, është e nevojshme që të forcohen marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy shteteve, potencoi ambasadori i Ukrainës, z. Jurij Gonçaruk.

Click