E enjte, 14 maj 2009
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI REALIZOI SOT TAKIM ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË MBRETËRISË SË NORVEGJISË DHE KANDIDAT PËR SEKRETAR TË ARDHSHËM TË PËRGJITHSHËM TË KËSHILLIT TË EVROPËS, Z. TORBJORN JAGLAND
Në takimin jozyrtar, kryetari i Kuvendit i theksoi edhe njëherë marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve si dhe përkrahjen parimore që jep Norvegjia në realizimin e përcaktimit tonë për anëtarësim në NATO. E shfrytëzoj këtë takim si mundësi për thellimin e bashkëpunimit parlamentar në të gjitha nivelet dhe përmes formave të ndryshme. Duke u nisur nga fakti se jeni një nga kandidatët për sekretar të ardhshëm të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, do të doja të theksoja se Republika e Maqedonisë në tërësi i pranon parimet bazë të këtij asociacioni më të vjetër në Evropë, e ato janë demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Principe dhe standarde të cilat janë dinamike dhe të cilat duhet të përsosen vazhdimisht. Për këto arsye, si shtet por edhe si parlament e vlerësojmë lartë rolin e Këshillit të Evropës dhe besoj se si shtet i vogël mund të japim kontribut të madh në realizimin e këtyre principeve, theksoi kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanovski.
Kryetari i Parlamentit norvegjez dhe kandidat për sekretar të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Z..Torbjoirn Jagland, duke u falënderuar për takimin, e përkrahu në tërësi iniciativën për zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve.
Norvegjia si anëtare e NATO-s, si në Samitin e Bukureshtit ashtu edhe sot, e përkrah aktivisht Maqedonisë në anëtarësimin e saj me të drejta të plota, pasi ju i plotësuat të gjitha kushtet, por edhe morët pjesë aktive në më tepër misione paqeruajtëse. Kështu, në Afganistan misioni juaj mjekësor ushtarak vepron bashkë me misionin tonë dhe ne vlerësojmë shumë këtë. Për sa i takon kandidaturës për sekretar të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, dua t’ju informoj se prioritet imi do të jetë përforcimi i rolit të këtij asociacioni më të vjetër, por edhe më të madh evropian. Vëmendje të veçantë do t’i kushtoj forcimit të institucioneve siç janë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por sigurisht edhe Asambleja Parlamentare, theksoi z.Torbjorn Jagland, kryetar i Parlamentit norvegjez dhe kandidat për sekretar të ardhshëm të përgjithshëm të Këshillit të Evropës.