Udhëheqja parlamentare



E enjte, 23 korrik 2009

KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI PRITI KOMISARIN E KOMISIONIT EVROPIAN PËR ZGJERIM, Z.OLI REN

Në takim kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski, duke shprehur kënaqësinë nga vendimi i Komisionit Evropian që të rekomandojë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë, theksoi se Maqedonia e meriton këtë sepse i plotësoi të gjitha kushtet, ndërsa njëkohësisht qytetarët e Maqedonisë do të mund të kënaqen me njërën nga të drejtat themelore të njeriut dhe standard evropian, ndërsa kjo është lëvizja e lirë e njerëzve.

Në vazhdim kryetari Veljanoski u përqendrua në rolin e Kuvendit në procesin e afrimit dhe përfshirjes në Unionin Evropian. Ne jemi të vetëdijshëm se harmonizimin e mëtejmë me legjislacionin evropian, si dhe reformat duhet t’i përfundojmë me cilësi sepse kjo para së gjithash është në interes të qytetarëve. Pikërisht për këtë, si parlament, punojmë në mënyrë shumë intensive për miratimin e ligjeve të nevojshme, por njëkohësisht e përforcojmë edhe rolin e Kuvendit në procesin e implementimit dhe zbatimit të këtyre ligjeve. Përkatësisht, e përforcojmë funksionin e pavarur dhe kontrollues të Kuvendit mbi pushtetin ekzekutiv. Pres që në raportin e vjeshtës të Komisionit Evropian të jepet rekomandim për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve, sepse besoj se rezultatet tona Brukseli do t’i vlerësojë parimisht, përkatësisht nuk do të mbisundojë disa interesa të pjesshme ose çështje të hapura bilaterale. Me këtë rast kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski e theksoi rolin e komisarit Ren dhe mbështetjen e tij parimore të politikës me dyer të hapura, përkatësisht anëtarësimin e plotë të Maqedonisë dhe të shteteve tjera të rajonit.

Komisari Oli Ren edhe një herë theksoi se Komisioni Evropian nuk e ndryshon politikën për pranimin e anëtareve të reja në Unionin Evropian. Me këtë rast theksoi se dinamika do të varet, para së gjithash nga rezultatet e arritura të secilit shtet-kandidat. Komisari Oli Ren një herë e theksoi rolin e parlamentit në këto procese, duke e inkurajuar pushtetin, por edhe opozitën që me përgjegjësi ta rrumbullakojnë procesin e afrimit dhe anëtarësimit në Unionin Evropian, sepse Maqedonia është dhe do të mbetet pjesë e Evropës.


 

Click