Udhëheqja parlamentare



E premte, 4 shtator 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, E PRITI AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË MBRETËRISË SË NORVEGJISË, SHKËLQESINË E TIJ KJETIL PAULSEN

Kryetari i Kuvendit z.Trajko Veljanoski, në takim i theksoi marrëdhëniet e mira të deritanishme bilaterale dhe miqësore me Norvegjinë dhe shprehu besimin se bashkëpunimi i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Me këtë rast, veçanërisht e vlerësojmë përkrahjen të cilën deri më tani na e ka dhënë Norvegjia në integrimin tonë euroatlantik. Besoj se kjo përkrahje edhe më tutje do mund të vazhdojë, ndërsa njëkohësisht do ta thellojmë edhe bashkëpunimin bilateral në të gjitha nivelet, theksoi kryetari Veljanoski.

Ambasadori Paulsen falënderoi për mikpritjen dhe theksoi se Norvegjia vazhdon të jetë përkrahës i fortë yni në integrimet në NATO. Gjithashtu, Norvegjia e përkrahu Republikën e Maqedonisë për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE. Në takim ambasadori Paulsen shprehu edhe përgatitjen që të kontribuojë në përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve në të gjitha nivelet.

Click