Udhëheqja parlamentare



E martë, 26 maj 2009

KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI PRITI DEKLEGACIONIN E GRUPIT TË MIQËSISË FRANCË- MAQEDONI NGA ASAMBLEJA KOMBËTARE E REPUBLIKËS SË FRANCËS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski  priti anëtarët e Grupit të deputetëve për miqësi me Republikën e Maqedonisë nga Asambleja Kombëtare e Francës, të udhëhequr nga kryetari i Grupit, z. Filip Duron.
Duke përshëndetur vizitën, kryetari i Kuvendit theksoi se e gëzon fakti që në muajt e fundit forcohet bashkëpunimi mes Francës dhe Maqedonisë në nivel të lartë. Në këtë kuptim ai i përmendi takimet e paradokohshme me kolegun e tij, kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Francës, z. Bernar Akojer, me senatorin, z. Robert Badinter, si dhe takimi i fundit të kryeministrit, z. Nikolla Gruevski, me presidentin francez, z. Sarkozi. Gjithashtu, në këtë drejtim ishin edhe vizitat e delegacioneve tona parlamentare në Komisionin për politikë të jashtme dhe në Kanalin parlamentar francez.

Bashkëpunimi i intensifikuar me Francën, shtet me ndikimi të madh politik, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe një nga themelueset e Bashkimit Evropian, është shumë i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë, theksoi kryetari Veljanoski duke nënvizuar se punohet aktivisht në agjendën evropiane dhe se gjatë rrjedhës së vitit 2009 presim liberalizimin e vizave dhe datën për fillimin e negociatave me BE-në. Kryetari Veljanoski e nënvizoi përkrahjen e pazvogëluar të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO edhe përkundër refuzimit të ftesës në Samitin e Bukureshtit, si dhe pjesëmarrjen e ushtarëve maqedonas në misionet paqeruajtëse të Aleancës.

Kryetari i Grupit të miqësisë, z. Duron shprehu kënaqësinë me vizitën në Republikën e Maqedonisë, dhe nga takimet që i patën me deputetë nga më tepër qytete në Republikën e Maqedonisë, dhe theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit lokal dhe të vëllazërimit të komunave të caktuara nga Maqedonia me komuna të caktuara nga Franca. Ai e informoi kryetarin Veljanoski me temat aktuale për biseda me deputetët maqedonas dhe iu falënderua për njoftimin e tërësishëm nga ana e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në lidhje me të arriturat e Maqedonisë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike. Në bisedën e përzemërt, nga e anëtarëve të Grupit, Katrin Kere dhe Arlet Groskost, u shfaq interesim i veçantë për bujqësinë, ekologjinë, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe investimet, me ç’rast paralajmëruan aktivitete adekuate dhe bashkëpunim të ndërsjellë në fushat e përmendura.

Click