E martë, 24 nëntor 2009
REPUBLIKA E MAQEDONISË ËSHTË E PËRGADITUR T’I NDIHMOJË BOSNNJE E HERCEGOVINËS NË PROCESIN E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski së bashku me anëtarët e delegacionit, deputetët Zhivko Pejovksi, Avdija Pepiq dhe Talat Xhaferi, sot në Sarajevë realizuan takim me kryesuesin e Kryesisë së Bosnje e Hercegovinës z. Xhelko Komshiq dhe me anëtarin e Kryesisë, z Haris Silajxhiç.
Në takim të dyja palët theksuan se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve janë shumë të mira dhe pa çështje të hapura.
‘’Mu për këtë, në të ardhmen marrëdhëniet tona bilaterale duhet t’i zhvillojmë, para së gjithash në sferën e bashkëpunimit ekonomik dhe realizimit të qëllimit tonë të përbashkët, e këto janë integrimet euroatlantike’’, theksoi Kryetari Trajko Veljanovski.
Duke folur për përparimin e Republikës së Maqedonisë në procesin e euroinregrimeve në UE, theksoi se ne presim që pas rekomandimit të Komisionit Evropian të marrin datën për fillimin e bisedimeve. Lidhur me liberalizimin vizave, Kryetari Veljanovski shprehu keqardhje se Bosnja e Hercegovina nuk u përfshi me këtë vendim.
‘’Besoj se edhe ju shumë shpejt do t’i mbaroni të gjitha ato kushte, para së gjithash teknike, për heqjen e regjimit të vizave, ndërsa Republika e Maqedonisë është e gatshme që në këtë proces të ndihmojë me përvojën e vet pozitive. Qëllimi ynë është që Maqedonia të bëhet anëtare e UE-së dhe NATO-së, por në të njëjtën kohë qëllimi ynë është që të gjitha vendet në rajon të bëhen anëtare, sepse të gjithë në mënyrë të civilizuar dhe kulturuar jemi pjesë e Evropës.
Kryesuesi i Kryesisë, z. Xhelko Komshiq, duke i shprehur faleminderim Republikës së Maqedonisë për përkrahjen që e jep për zgjedhjen e Bosnje e Hercegovinës si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB, theksoi se Maqedonia ka bërë shumë hapa pozitivë në proceset eurointegruese dhe kjo është mirë si për qytetarët e saj ashtu edhe për rajonin. Në të njëjtën kohë ai shprehu kënaqësi për transparencën e shtetit tonë që këtë përvojë ta ndajë me Bosnje e Hercegovinën.
Anëtari i Kryesisë, z. Haris Silajxhiq, theksoi se Maqedonia i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO dhe beson se së shpejti do ta zë vendin e vet që e meriton. Sa më e madhe të është prania e NATO-së në Ballkan e forcon stabilitetin e çdo shteti, por edhe të regjionit në përgjithësi.
Sot Kryetari Trajko Veljanovski dhe anëtarët e delegacionit tonë kishin bisedime edhe me ministrin e Jashtëm të B e H-së, z. Sven Alkalaj.
Gjatë bisedimeve Kryetari Veljanoski aktualizoi nevojën që të dy vendet duhet të nënshkruajnë një marrëveshje mbi shmangien e tatimit të dyfishtë, që u pranua. Gjithashtu, u shkëmbyen edhe qëndrime mbi zhvillimet në rajon si dhe proceset integruese si një qëllim i përbashkët i të dy shteteve.