E premte, 18 shtator 2009
SESIONI I DYTË NGA KONFERENCA E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE KUSHTUAR BASHKPUNIMIT ME NATO-N
Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski duke marrë pjesë në debat, theksoi se Republika e Maqedonisë shumë seriozisht e kupton rolin e vet në ruajtjen e paqes si kategori e pandashme.
Pikërisht për këtë shkak u përcaktuam edhe për anëtarësim në NATO. Duke i përkujtuar në ngjarjet e Bukureshtit në samitin e fundit të NATO-s, kur Maqedonia nuk mori ftesë vetëm për shkak të kontestit absurd që ka me fqinjin jugor lidhur me emrin kushtetues, dhe kur Greqia si anëtare me të drejta të plota e shfrytëzoi pozitën në NATO dhe e bllokoi Republikën e Maqedonisë, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski theksoi se ne edhe më tutje aktivisht marrim pjesë në misione paqeruajtëse të NATO-s, BE-së ose KB-së. Kështu sot kemi ushtarë tanë në Afganistan, Bosnje dhe Hercegovinë, Liberi etj.
Bllakani nuk është më “Fuçi baruti” por ende është i brishtë, prandaj Republika e Maqedonisë edhe pse nuk është antare e NATO-s, vazhdon me politikën e vet për marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha shtetet në rajon, dhe atë në të gjitha sferat, pasi që vetëm kështu mund të sigurojmë zhvillim dhe stabilitet të çdo shteti veç e veç por edhe të rajonit në përgjithësi, theksoi kryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski.
REFERIMI I KRYETARIT VELJANOSKI
Zonja dhe zotërinj,
Kolegë të nderuar,
Shkëlqesi,
Në fjalimin tim të mëparshëm, theksova se Republika e Maqedonisë nga pavarësimi i saj, si konstantë të qëllimeve strategjike të saja i vendosi integrimet euroatlantike. Ashtu siç janë të nevojshme reformat për anëtarësim në Unionin Evropian, ashtu janë të nevojshme reformat dhe standardet për anëtarësim në NATO. Maqedonia, Kroacia dhe Shqipëria si pjesë e partneritetit për paqe, gjejgjësisht i ashtuquajturi Treshi i Adriatikut, shumë seriozisht kanë punuar në plotësimin e të gjitha kritereve dhe standardeve të cilat janë të nevojshme për anëtarësim në NATO, dhe atë jo vetëm në sferën ushtarake, por gjithashtu janë të nevojshme edhe në sferën civile. Vitin e kaluar në Samitin e NATO-s në Bukuresht, Kroacia dhe Shqipëria morën ftesë për anëtarësim. Republika e Maqedonisë nuk mori ftesë vetëm për një shkak, për kontekstin absurd rreth emrit tonë kushtetues, të imponuar nga fqinji jonë jugor Greqia, e cila e shfrytëzoi pozitën e saj si anëtare me të drejta të plota në NATO dhe paralajmëroi veto, nëse Maqedonia merr ftesë.Se si mbaroi Samiti i NATO-s në Bukuresht, të gjithë e dimë. Bëhët fjalë për presedan në historinë e Aleancës dhe keqpërdorim të vrazhdë të pozitës si anëtare me të drejta të plota, por njëkohësisht që edhe një kontest bilateral të ngritet në nivel të një asociacioni siç është NATO, që gjithashtu është presedan i cili shpresoj të mos bëhet rregull.
Zonja dhe zotërinj,
Samitin e fundit të NATO-s, edhe pse e përjetuam me hidhërim, por njëkohësisht me kënaqësi se miqtë tanë Shqipëria dhe Kroacia u bënë anëtare me të drejta të plota, nuk na dëshproi. Përkundrazi, ne vazhdojmë me praninë tonë në misionet paqëruajtëse të NATO-s, UE-së dhe KB-së. Njëkohësisht vazhdojmë me modernizimin e mëtutjeshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë, përkatësisht përsosjen e të gjitha standardeve të NATO-s, si në sferën ushtarake ashtu edhe në atë civile.
Vetëm të përkujtoj, sot në misionin e NATO-s në Afganistan (ISAF), Maqedonija merr pjesë me 164 pjesëtarë të Armatës. Gjithashtu marrim pjesë edhe në misionin e UE-së (Altea) në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj në misionin UNIFIL në Libi, etj. Përkatësisht, nëse në fillim të pavarësisë sonë ishim konsumatorë të misioneve paqëruajtëse, tani që disa vite Maqedonia është pjesmarrëse aktive në këto misione.
Të nderuar miq,
Paqja eshtë kategori e pandashme, dhe çdo shtet, përkatëshisht çdo subjekt ndërkombëtar, duhet të marrë përgjegjësi për paqen. Nga kjo rrjedh edhe përcaktimi ynë për anëtarësim në NATO, sepse jemi të bindur se Aleanca jo vetëm me potencialin e vet ushtarak, por unë do të kisha guximin të them edhe me standardet demokratike, sundimin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteteve, përkatësisht me standarde të larta në sferën civile, janë garanci për paqe botërore. Gjatë kësaj, aspak nuk e nënvlerësoj rolin e ruajtjes së paqes edhe të shteteve ose institucioneve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Por siç thashë, përcaktimi ynë është anëtarësimi në NATO. Ballkani nuk është më “fuçi baruti”, por ende është rajon i brishtë. Prandaj ne me kënaqësi e përshëndetëm vendimin e Samitit të NATO-s, që miqtë tanë Shqipëria dhe Kroacia të bëhen anëtare me të drejtat të plota. Për fat të keq, fqinji ynë jugor për këtë nuk donte të mendojë dhe të vlerësojë, edhe pse çdo destabilizim i raonit do të ketë pasoja për të gjithë që jetojmë këtu. Por, Republika e Maqedonisë edhe pse nuk është anëtare e NATO-s vazhdon me politikën e saj për marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha shtetet në raion edhe atë në të gjitha lëmenjtë, për shkak se vetëm ashtu mund të mundësojmë zhvillim dhe stabilitet të çdo shteti vec e veç, por edhe të rajonit në përgjithësi. Vetëm si ilustrim të vogël, në Maqedoni sot janë të pranishme shumë firma nga Grejqia, t’i përmend “Helenik Petroleum”, “Titan”, por edhe shumë të tjera të cilat punojnë me sukses dhe janë subjekt ekonomik i rëndësishem për ekonominë maqedonase.
Në këtë kuadër, Republika e Maqedonisë i vazhdon negociatat me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin, të cilat udhëhiqen nën patronazhin e KB-së. Me këtë rast edhe në këtë mbledhje dua të theksoj se ne jemi për kompromis, por as kjo Qeveri, as cilado qoftë tjetër, nuk do të bëjë kompromis me identitetin tonë nacional. Për këtë kemi konsenzus me të gjitha subjektet politike në Kuvendin e Maqedonisë, si dhe nga qytetarët. Prandaj ne edhe më tutje mbetemi në përcaktimin tonë për anëtarësim me të drejtat e plota në NATO, dhe siç theksova në kuadër të mundësive tona vazdojmë të japim kontribut për ruajtjen e paqes botërore dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, por edhe të të gjitha formave të krimit të organizuar, të cilat në ndonjë mënyrë paraqesin rrezik për stabilitetin në rajon por edhe më gjerë.
Ju faleminderit.