Udhëheqja parlamentare



E martë, 24 nëntor 2009

Takim i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me anëtarët e Kryesisë së Bosnje e Hercegovinës

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga Kryetari z. Trajko Veljanoski dhe anëtarët z. Zhivko Pejkovski, z. Avdija Pepiq dhe z.Talat Xhaferi, i cili është në vizitë dyditore në Bosnje e Hercegovinë, sot do të mbajë takim me anëtarët e Kryesisë së Bosnje e Hercegovinës, z. Zhelko Komshiq, z. Haris Sillajxhiq, dhe Nebojsha Radmanoviq.

Gjithashtu, delegacioni do të ketë bisedime dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës, z. Sven Allkallaj.

 

Click