Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E hënë, 30 nëntor 2009

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME MINISTREN E MBROJTJES NDËRKOMBËTARE TË MBRETËRISË SË BASHKUAR, BARONESHËN EN TEJLOR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski sot priti ministren e Mbrojtjes Ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, baroneshën En Tejlor nga Boltoni.

Në bisedë, Kryetari i Kuvendit i theksoi marrëdhëniet e zhvilluara lart ndërmjet dy shteteve dhe shprehu falënderim për përkrahjen dhe ndihmën parimore të cilën e jep Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore kur është fjala për realizimin e qëllimit tonë strategjik - integrimeve euroatlantike.

"Republika e Maqedonisë u përcaktua për anëtarësim në NATO, jo vetëm me qëllim që të jetë në kuadër të sigurisë kolektive, por duke u nisur nga fakti se paqja është kategori e pandashme, ne duam dhe e realizojmë përgjegjësinë  dhe kontributin tonë për ruajtjen e paqes përmes pjesëmarrjes sonë aktive në më tepër procese paqësore në gjithë botën. Në këto korniza është edhe misioni paqësor ISAF në Afganistan ku kemi 174 përfaqësues të armatës sonë’’, theksoi kryetari Veljanoski.

"Dua të theksoj se edhe pas Samiti në Bukuresht kur Maqedonia nuk mori ftesë për anëtarësim në NATO vetëm për shkak të kontestit absurd rreth emrit tonë kushtetues të imponuar nga fqinji ynë jugor, edhe pse ne i plotësuam të gjitha kushtet, Republika e Maqedonisë vazhdon në mënyrë aktive të marrë pjesë në misionet paqësore të Aleancës, por edhe në organizatat tjera ndërkombëtare, me çka edhe një herë e shprehëm përgjegjësinë tonë për paqen në botë. Shpresoj se tash kur me meritë e presim datën e fillimit të bisedimeve me UE-në, serish nuk do të përsëritet Bukureshti’’, shtoi Kryetari Veljanoski.

Në vazhdim, Kryetari Trajko Veljanoski u ndal në rolin e Kuvendit në realizimin e kontrollit civil, përkatësisht parlamentar mbi armatën, që është një nga parimet themelore të demokracisë.

Ministrja e Mbrojtjes  Ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar, baronesha En Tejlor, theksoi se Republika e Maqedonisë deri më tash është konfirmuar si shtet që jep kontribut të rëndësishëm në misionet paqeruajtëse dhe ne këtë e vlerësojmë.

"Në të njëjtën kohë  Maqedonia jep kontribut të madh në stabilitetin e rajonit.  Unë shpresoj se shteti juaj shumë shpejt do të bëhet anëtare e plotë e NATO-s. Gjithashtu, Mbretëria e Bashkuar e mbështet plotësisht Republikën e Maqedonisë kur është fjala për anëtarësimin e saj në BE, e në këto suaza edhe marrjen e datës për fillimin e negociatave", theksoi baronesha En Tejlor.


 

 
a

Na ndiqni në: