Udhëheqja parlamentare



E premte, 24 prill 2009      

TAKIM I KRYETARIT VELJANOVSKI ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË REPUBLIKËS ÇEKE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanovski sot pranoi delegacionin e Komisionit të politikës së jashtme të Senatit të Republikës Çeke, të udhëhequr nga z.Jirzhi Dinstbier. Duke shprehur falënderim për përkrahjen parimore të Republikës Çeke për proceset evrointegruese të shtetit tonë, Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski theksoi se Republika e Maqedonisë i plotësoi të gjitha kushtet për heqjen e regjimit të vizave, si dhe për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Maqedonia, qytetarët e saj presin nga Komisioni Evropian që të ketë standardet e njëjta, e ato janë kriteret e Kopenhagës, të cilat duhet të vlejnë për ne dhe për të gjitha shtetet në rajon. Republika e Maqedonisë dhe shtetet e rajonit janë pjesë e Evropës gjeografikisht, në aspektin kulturor dhe si civilizim, theksoi Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.


 

Click