Udhëheqja parlamentare



 E premte, 27 nëntor 2009

TAKIME TË KRYETARIT TË KUVENDIMIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME AMBASADORËT E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS FRANCEZE E.T. ZHAN – KLLOD SHLLUMBERZHE DHE REPUBLIKËS SË PERUSË E.T. ERNESTO RITLLER

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, sot e pranoi ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, ekselencën e tij Zhan – Kllod Shllumberzhe.

Në takimin, kryetari i Kuvendit theksoi marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e zhvilluar lart ndërmjet dy shteteve dhe në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat: "Duke nisur nga përkrahja parimore, të cilën Franca ia jep Republikës së Maqedonisë në realizimin e qëllimeve tona strategjike, integrimeve euroatlantike, besoj se tani kur Republika e Maqedonisë duhet ta marrë datën për fillimin e negociatave, këtë përkrahje do ta marrim”, theksoi kryetari Veljanoski.

Ambasadori Zhan–Kllod Shllumberzhe theksoi se të dy shtetet kanë vendosur dhe kultivojnë marrëdhënie miqësore.

“Franca vlerëson lart kontributin e Republikës së Maqedonisë në stabilitetin e rajonit. Pikërisht për këtë, dua të gjendet zgjidhje e e pranueshme përbashkërisht për emrin, ndërsa me këtë edhe intensfikimin e proceseve integruese në UE dhe NATO. Po ashtu, Franca është e gatshme të marrë pjesë dhe të ndihmojë në realizimin e proekteve evropiane të dedikuara për Maqedoninë”, tha ambasadori francez.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, pranoi ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Perusë në Republikën e Maqedonisë, ekselencën e tij Ernesto Pinto-Retller.

Në takim, Kryetari Veljanoski theksoi se vendosja e bashkëpunimit parlamentar do të jetë me rëndësi të madhe edhe për marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet dy shteteve dhe shpreson se edhe përpos largësisë gjeografike të dy shtetet në të ardhmen do të vendosin komunikim më të afërt.

Ambasadori i Perusë shprehu kënaqësi nga marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, prandaj edhe është e nevojshme që ky bashkëpunim të zhvillohet. Në të njëjtën kohë ai theksoi se Republika e Perusë e përkrah Republikën e Maqedonisë në tërësi në planin ndërkombëtar si dhe për çështjen e emrit kushtetues.


 

Click