Udhëheqja parlamentare



E enjte, 3 shtator 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, E PRANOI AMBASADOREN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS ARABE TË EGJIPTIT, SH.S. Z-NJ. ABDEL FATAH AHMED FARAH

Kryetari  i Kuvendit z.Trajko Veljanoski, duke i vlerësuar marrëdhëniet si shumë të mira, theksoi se në të ardhmen kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet bashkëpunimit ekonomik, i cili ngec prapa marëdhënieve politike. Këtu besoj se mund të bëjmë shumë, pasi që bashkëpunimi ekonomik veçanarisht në forma më të larta është në interes të të dyja shteteve. Në këto suaza të bashkëpunimit, gjithsesi vend të veçantë zë bashkëpunimi parlamentar. Në Kuvend e kemi formuar grupin për bashkëpunim me shtetet e Lindjes së Afërt dhe të Mesme, e besoj se përmes këtij grupi si dhe përmes trupave tjerë kuvendorë, mundemi që këtë bashkëpunim ta intesifikojmë, e në kuadër të kësaj, kryetari Veljanovski i dërgoi ftesë kryetarit të Parlamentit të Egjiptit që ta vizitojë Maqedoninë.

Ambasadorja e sapoemëruar Sh.S. Z-nj. Olfat Abdel Fatah Ahmed Farah, duke shprehur falënderimin për ftesën drejtuar kryetarit të parlamentit të Egjiptit, gjithashtu e theksoi bashkëpunimin ekonomik, si fushë në të cilën duhet përkushtuar vëmendje më të madhe. Besoj se këtu mundemi të bëjmë shumë, meqenëse kjo është në interes të ekonomive të të dyja shteteve.

Click