Udhëheqja parlamentare



E enjte, 25 qershor 2009

KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI, E PRANOI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SLLOVAKE, Z. MIROSLLAV LLAJÇEK

Në takim, Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski, shprehu kënaqësi për atë që Republika Sllovake përfaqësinë e vet diplomatike e ngriti në nivel ambasade, me ç’rast e tregon trendin pozitiv të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Sllovake, e në këtë kuadër edhe bashkëpunimin e dy parlamenteve. Duke folur për përcaktimet tona strategjike, integrimin në strukturat euroatlantike, kryetari i Kuvendit, z. Veljanovski, theksoi që Maqedonia pas ngjarjeve joparimore të njohura në Samitin e Bukureshtit kur nuk morëm ftesë për anëtarësim në NATO, vazhdon të marrë pjesë aktive në misionet paqësore nëpër botë, Afganistan, Bosnje dhe Hercegovinë etj., pasi që ndjen përgjegjësi për paqen botërore e cila është kategori e pandarë.

Sa i takon anëtarësimit tonë në BE, ne vazhdojmë me reformat të cilat çojnë drejt harmonizimit të plotë me legjislacionin evropian. Këtë e bëjmë, para së gjithash për qytetarët tanë, për komunitetin e biznesit, pasi që në këtë mënyrë sigurohen kushte të njëjta cilësore për jetë dhe punë, çfarë i kanë qytetarët dhe afaristët evropianë, theksoi Kryetari i Kuvendit, z. Trajko  Veljanoski. Prandaj, presim nga Brukseli dhe Komisioni Evropian, që tërë këtë ta vlerësojë, e në këtë kuadër sa më shpejtë ta fitojmë liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, e gjithashtu të marrim edhe datë për negociata.

Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanovski, në mënyrë të veçantë iu përkushtua bashkëpunimit rajonal, të cilit Republika e Maqedonisë i kushton vëmendje të veçantë, pasi që stabiliteti i rajonit, zhvillimi dhe integrimi i tij në strukturat euroatlantike, shkon pikërisht përmes bashkëpunimit rajonal në të gjitha nivelet.

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Sllovake, z. Mirosllav Llajçek, duke shprehur kënaqësinë për vizitën në Republikën e Maqedonisë, shprehu përkrahjen e plotë për integrimin tonë në NATO dhe në BE. Ne për këtë punuam 12 vite dhe nuk ishte lehtë. Prandaj, sot jemi të gatshëm që me miqtë tanë nga Maqedonia, ta ndajmë këtë përvojë në të gjitha nivelet  dhe institucionet në mënyrë që të munden qytetarët maqedonas si qytetarët sllovakë, t’i shfrytëzojnë të njëjtat beneficionet që i kemi ne sot.

Në këtë kuadër, ministri Llajçek theksoi se Maqedonia në tërësi i plotëson kushtet për liberalizim të vizave dhe beson që në shtator, Komisioni Evropian do të japë rekomandim për heqjen e vizave për qytetarët maqedonas, e gjithashtu pret edhe marrjen e shpejtë të datës për fillimin e negociatave.

Click