Udhëheqja parlamentare



E diel, 15 nëntor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, U DËRGOI LETËR SHTETEVE-ANËTARE TË UE-SË PËR MBËSHTETJE PËR MARRJEN E DATËS PËR FILLIMIN E BISEDIMEVE PËR ANËTRARËSIM NË UNION

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, u dërgoi letër shteteve-anëtare të Unionit Evropian, në të cilën kërkon mbështetje nga kolegët e tij për të miratuar vendimin e Këshilli Evropian në dhjetor për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve për qasje.
Në përmbajtjen e letrave të dërguara homologëve të tij, kryetari Veljonoski thekson:
“Në kornizat e procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë në UE, e shfrytëzoj këtë rast, që në dritën e mbledhjes Këshillit të ardhshëm Evropian në dhjetor të vitit 2009, të kërkoj përkrahje nga të gjitha shtetet-anëtare të Unionit Evropian për çështje me rëndësie të veçantë për shtetin tim–fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Unionin Evropian.

Komisioni Evropian në Raportin e vet për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2009, i afirmoi përpjekjet dhe arritjet e investuara në plotësimin e standardeve dhe kritereve për anëtarësim në UE dhe porositi fillimin e bisedimeve për qasje me shtetin tim. Rekomandimi i Komisionit u pranua me kënaqësi të madhe në opinionin maqedonas, padyshim duke e vërtetuar realizimin e perspektivës për anëtarësim në UE dhe ndarjen e idealeve dhe vlerave të përbashkëta. Ai plotësisht i motivon të gjithë faktorët në shtet të japin kontribut më efikas në zbatimin e reformave të planifikuara. Në këtë kontest, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vazhdon me zbatimin e masave për një proces më efikas legjislativ për harmonizim me të drejtën e UE-së, si dhe për arritje më të lehtësuar të konsensusit të domosdoshëm politik për zbatimin e obligimeve nga agjenda e UE-së.

Rreth kontestit bilateral për emrin me Republikën e Greqisë, ne jemi plotësisht i përkushtohemi kësaj çështjeje që sa më shpejt të zgjidhet dhe besoj se kjo është e mundshme me konstruktivitet dhe fleksibilitet të dyanshëm, në frymën e bashkëpunimit evropian. Qasja jonë në bisedimet nën patronazhin e KB-së, vazhdon të jetë aktive dhe konstruktive dhe me dinamikë të intensifikuar është e orientuar në gjetjen e zgjidhjes së kuptueshme me kompromis, e pranueshme për të dyja palët.

Fillimi i bisedimeve me Republikën e Maqedonisë esencialisht do t’i nxisë edhe shtetet e tjera nga rajoni në reformat parahyrëse dhe do ta vërtetojë kredibilitetin e politikës së zgjerimit të UE-së”.


 

Click