E mërkurë, 27 maj 2009
TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME PËRFAQËSUESIT E VLLEHVE
Shkup – Kryetari i Kuvendit të Republikës ë Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski pranoi delegacionin e Ligës së vllehve dhe të Unionit për kulturë të vllehve nga Maqedonia. Në takim mysafirët e njoftuan Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, me aktivitetin e tyre në drejtim të afirmimit të statusit kulturor, shoqëror dhe politik të vllehve në vend.
Ata e paraqitën qëndrimin se është e duhur që Kuvendi të mundësojë përfaqësim më të madh edhe për bashkësitë më të vogla etnike, me çka edhe vllehtë do të kishin më tepër përfaqësues në këtë institucion.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, i ftoi mysafirët që të dërgojnë propozime për Kuvendin, të cilat pastaj do t'u shpërndahen deputetëve dhe bashkë me deputetët e kombësisë vllahe do të diskutohet për gjithë problematikat që imponohen dhe për zgjidhjen e tyre.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski theksoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndihmë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në kuadër të kompetencave dhe ingerencave të veta.